By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Paketa e Maleve”, Balla thirrje shqiptarëve në Saluzzo: Investoni në vendlindje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Paketa e Maleve”, Balla thirrje shqiptarëve në Saluzzo: Investoni në vendlindje
Shqipëri

“Paketa e Maleve”, Balla thirrje shqiptarëve në Saluzzo: Investoni në vendlindje

admin
Last updated: 20/01/2025 14:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Turneu i drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vazhdoi në Itali me një ndalesë në Saluzzo, një qytet të vogël por me një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilëve deputeti socialist u kërkoi që të marrin pjesë të gjithë në zgjedhjet e 11 majit.

“Duhet t’i shfrytëzojmë këto takime, por kjo nuk mjafton. U takuam, diskutuam, por në fund duhet të shkojmë të marrim telefonin, kompjuterin, të regjistrohemi dhe të kemi një pjesëmarrje kaq mbresëlënëse,” u tha Balla shqiptarëve të mbledhur në sallën e takimit në Saluzzo.

Gjatë takimit, ai i informoi emigrantët për “Paketën e Maleve”, nismën ligjore të qeverisë për investime në turizmin malor, për t’i shndërruar pronat në agroturizme.

“Duam shumë që ata prej jush që kanë bërë sukses të vijnë të investojnë në Shqipëri. ‘Paketa e Maleve’ është pa dyshim një instrument i ri që synon të zhvillojë zonat tona kodrinore dhe malore, nisur nga një eksperiencë tanimë në Shkodër apo të gjitha qarqet malore. Ne e kemi miratuar në qeveri dhe do ta ratifikojmë në parlament, për t’i garantuar çdo banori në zonat malore që tokën e vet, shtëpinë e vetë, ta bëjë me letra me 1 euro, të certifikosh të gjithë pronën tënde që ti ke. Takova dy vetë që e kanë filluar tanimë dhe po ia shohin kimetin”, u shpreh Balla.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën bëri një paralelizëm me futbollin, duke thënë se Partia Socialiste është “Interi” i Serisë A, ndërsa të tjerët janë në kategori më të ulëta.

“Nuk ndërrohet shoferi në rrugë. Jemi nisur ta çojmë Shqipërinë në BE dhe një gjë është e sigurt, do të bëhet brenda mandatit tonë të katërt, me Edi Ramën në krye”, shtoi ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 104-vjetori i krijimit të Armës së Xhenios, Kingji: Artiljerët në ballë të sfidave të Forcave të Armatosura
Next Article Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?