By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Topalli: Zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Topalli: Zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Topalli: Zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

admin
Last updated: 05/05/2025 15:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe Itali, duke nënvizuar se procesi po manipulohet.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, e deleguara politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli tha se “zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali”.

“Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontraktorë që është një thyerje e normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfet individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt”, u shpreh Topalli.

“Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Italia është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat”, tha Topalli.

Topalli tha më tej “e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme”.

“Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend”, tha Topalli.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri tha se i kanë kërkuar KQZ-së hetim mbi votat nga Greqia.

“Sot, para pak minutash nga nisja e kësaj konference, isha në protokollin e KQZ-së dhe depozitova një shkresë tjetër, një kërkesë tjetër, në emër të koalicionit PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ku kërkuam zyrtarisht nga KQZ-ja që t’u kërkojë operatorëve postarë të na vënë në dispozicion çdo komunikim, çdo dokument shkrimor që vërteton se vota i ka shkuar zgjedhësit në mënyrë individuale”, tha Nuri.

“Pra, me pak fjalë, kërkojmë provën që vota e dikujt i ka shkuar atij personi dhe ai person ka nënshkruar kundrejt një dokumenti identifikimi – ID ose pasaportë, për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore me votën brenda, siç kërkon ligji dhe kushtetuta”, tha Nuri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sekretari për Ligjet dhe Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha se “votimi në Greqi po degradon, zarfet po lihen në pika bastesh dhe po ia japin kujtdo që paraqitet aty”.

“Në rastin e Greqisë, duke u kontraktuar ky proces, duke u përdorur pika bastesh e lojërash fati kryesisht, procesi ka degraduar në atë fazë sa kontraktorët ia japin kujtdo që paraqitet sikur e njeh x person që do t’i dorëzohet zarfi. Janë dhënë udhëzime të nevojshme të bëhen denoncime në polici, të bëhen denoncime në numrin që DHL ka lënë, ose të bëhen në platformë, por kjo për fat të keq nuk e zgjidh problemin. I bëjmë thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që ky proces të shkojë mbarë dhe në fund, pavarësisht sfidave”, tha Kaso.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Berisha në Bulqizë: Renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal
Next Article Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?