By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha në Bulqizë: Renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha në Bulqizë: Renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal
Shqipëri

Berisha në Bulqizë: Renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal

admin
Last updated: 05/05/2025 15:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me minatorët në Bulqizë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së tha se “trajtimi mjekësor për minatorët do jetë krejtësisht i veçantë, sipas profilit të minierave”.

“Do mbrohet me çdo kusht shëndeti juaj. Minierat kanë grimcat, është e njohur. Pra, shëndeti i minatorit do ketë një përparësi të madhe”, tha Berisha.

Berisha tha po ashtu se renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal.

“Ne futëm për herë të parë rentën sepse ne jemi parti e taksave të ulëta. Ajo taksë të ngelej për Bulqizën, për shkollat, për qendrën shëndetësore. Dhe marrëveshja ndërkombëtare e Shqipërisë për rentën ka këtë përcaktim”, u shpreh Berisha.

“Renta u vendos mbi një kuadër ndërkombëtar të OKB, sipas të cilës ajo duhet të merret dhe t’u jepet autoriteteve lokale për nevoja. Këta e grabisin, e marrin vetë. Merr fund ajo. Renta do i mbetet komunitetit lokal”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “Made in Albania” është shtylla e dytë kryesore e prodhimit tonë”.

“Dhe ne mund të nxjerrim minerale ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan. Askush nuk ka shumëllojshmërinë e mineraleve dhe minierave tona. Jo vetëm do i nxjerrim, por do i shndërrojmë më pasuri dhe mirëqenie për ju”, tha Berisha.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Devolli ka pasur deputet Dritëro Agollin, “këneta” ju ka sjellë një rrugaç si Nallbati
Next Article Votimi nga jashtë, Topalli: Zyrtarë të PS-së po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?