By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasësi nga Bogdanci kishte ndalesë gjyqësore për t’iu afruar 17-vjeçares Biljana
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vrasësi nga Bogdanci kishte ndalesë gjyqësore për t’iu afruar 17-vjeçares Biljana
Maqedoni

Vrasësi nga Bogdanci kishte ndalesë gjyqësore për t’iu afruar 17-vjeçares Biljana

admin
Last updated: 05/11/2026 19:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bogdanci, 5 nëntor argument.mk/ – Viktor Gunterov, 21-vjeçari që vrau 17-vjeçaren Biljana, kishte një masë aktive gjashtëmujore të ndalimit për t’iu afruar vajzës.

Pas denoncimit të bërë nga babai i saj në polici më 30 shtator, Qendra për Punë Sociale në Gjevgjeli kishte dorëzuar në Gjykatën Themelore një propozim për shqiptimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje. Vendimi ishte marrë më 16 tetor, ndërsa më 19 tetor i ishte dorëzuar edhe autorit të dyshuar.

Masat parashikonin ndalimin e keqtrajtimit dhe shqetësimit të 17-vjeçares Biljana, ndalimin e telefonatave dhe çdo forme tjetër të kontaktit të tërthortë me të. Gjithashtu, atij i ndalohej ta kërcënonte me dhunë në familje dhe t’i afrohej në një distancë më të vogël se 100 metra nga banesa e saj apo nga Shkolla e Mesme “Bogdanci”, ku Biljana ishte nxënëse.

Nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë të ditur se gjatë periudhës pas shqiptimit të masave nuk kishte pasur denoncime se Gunterov i kishte shkelur ato.

Për momentin mbetet e paqartë se si, pavarësisht ndalesës aktive gjyqësore, Gunterov arriti ta bindte Biljanën të shkonte me të, si dhe çfarë ndodhi saktësisht në mbrëmjen tragjike të 3 nëntorit.

Zjarrin në automjetin ku u gjet trupi i pajetë i 17-vjeçares e kishte denoncuar një banor i Bogdancit. Pranë automjetit ishte gjetur edhe trupi i Gunterovit, për të cilin dyshohet se, pasi i vuri flakën vajzës, i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Ndërkohë, priten rezultatet e autopsisë, të cilat pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat në të cilat u vra Biljana, si dhe mbi vdekjen e Viktorit.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aleanca për Shqiptarët zgjodhi udhëheqësinë e re në Çuçer Sandevë
Next Article Memov, Sllaveski dhe Trajkova: Pensionistët të jenë të qetë, pagesa e pensioneve është prioritet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?