By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin
Shqipëri

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin

admin
Last updated: 09/06/2025 12:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burg në total autorin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa tre vite më parë.

Gjyqtarët pranuan kërkesën e Prokurorisë së Tiranës duke dënuar me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit  për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje te armëve”.

30-vjeçari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, rezultoi se grupi i vrasësve e kanë vëzhguar për disa ditë objektivin e tyre Edmond Papa në Sarandë dhe në Tiranë derisa gjetën momentin e përshtatshëm për ta ekzekutuar në një lokal pasditen e 16 dhjetorit 2022 në Tiranë.

Albano Velo, djali i një punonjësi policie në kryeqytet, 4 ditë pas vrasjes u largua nga Shqipëria në drejtim të Francës. Duke menduar se nuk kishte lënë asnjë provë në ekzekutim, u rikthye në ndërrimin e viteve në atdhe ku u vu në pranga sapo mbërriti në Rinas. Pas arrestimit të tij me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, babai i tij Dilaver Velo që shërbente në komisariatin nr. 4 u pezullua nga detyra.

Vrasja e Edmond Papës dyshohet se ndodhi si hakmarrje për ekzekutimin më 11 qershor të Aleksandër Sadikajt në kryeqytet. Dyshohet se para ngjarjes Sadikaj dhe Papa u takuan në hotelin e këtij të fundit në Sarandë ku kanë pasur mosmarrëveshje për sa i përket trafikut të drogës.

Fill pas këtij takimi Aleksandër Sadikaj u ekzekutua me eksploziv që dyshohet se u porosit nga Papa. Për këtë arsye 6 muaj më vonë Albano Velo mik i ngushtë i Aleksandër Sadikajt së bashku me persona të tjerë të përfshirë ruajtën dhe ekzekutuan biznesmenin teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në kryeqytet pasditen e 16 dhjetorit. /Tch/

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jessie J shpërthen në lot mes betejës me kancerin: Po përballem me ditën më të vështirë të jetës sime
Next Article Kronika e një vrasjeje të denoncuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?