By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
Maqedoni

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi

admin
Last updated: 12/05/2025 16:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë organizoi forum diskutimi me temën:  Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, theksoi rëndësinë e dokumentimit dhe kërkimit të drejtësisë për rastet e identifikuara të vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në Armatën e Ish-Jugosllavisë .

“Bëjmë një thirrje për ndërgjegjësim, dokumentim dhe përgjegjësi. Kjo seri forumesh ka për qëllim të sjellë në vëmendje kapituj që janë heshtur që shpesh janë anashkaluar nga kujtesa. Është përpjekja jonë për të krijuar një kujtesë të thellë dhe të qëndrueshme. Djemtë shqiptarë, shumica moshë e re, nuk ranë në lufte, por u vranë në paqe. Ky forum është hapi i parë i projektit që të zbulojë të vërtetën dhe është përpjekje për drejtësi. Instituti ynë nuk synon vetëm të përkujtojë, por edhe të ndërtohet një platformë institucionale”, tha Hetemi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo është një dëshmi se institucionet nuk i harrojnë viktimat.

“Jemi bashkë në këtë forum për ushtarët e vrarë në Armatën e Jugosllavisë. Kjo histori është e shtrirë në një periudhë të gjatë. Rasti i parë ishte në korrik të vitit 1951, ku u vra ushtari i parë. Ai ishte Ramadan Gashi. Sot e asaj dite nuk e kanë marrë trupin dhe asnjë shpjegim. Vit pas viti u vranë ushtarë shqiptarë. Institucionet e Kosovës i njohin ata me emër,  historitë e rasteve të tyre dhe krimet e kryera nga shteti i Serbisë. Kërkohet drejtësi. Janë 135 raste që do të evidentohen. Këto janë njëra nga arsyet që është bërë ky institut”, tha Kurti.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” Blerina Rogova- Gaxha, theksoi nevojën për ndërtimin e kujtesës institucionale.

“Ajo që jemi përpjekur është rindërtimi i historisë, të memorizojmë dhe të risjellim momentet kyçe, sepse kështu kuptojmë historinë. Politika shtypëse dhe diskriminuese serbe nuk kishte target vetëm shpirtin e tyre, por nënshtrimin. Kjo është thirrje për sensibilizim, thirrje për drejtësi për të gjitha viktimat. Jemi dëshmitarë moralë që kjo ndihmon mobilizimin e kujtesës në formë institucionale. Duhet të punojmë që jeta dhe vdekja e tyre të mos mbeten vetëm numra dhe statistikë. Ato duhet të dokumentohen”, tha Rogova- Gaxha.

Ish- i burgosuri politik, Riza Xhakli, dha dëshmi personale për padrejtësitë e përjetuara në Armatën e ish –Jugosllavisë pas montimit të rastit të Aziz Kelmendit në kazermën e Paraçinit.

“Jemi njohur nga afër. Ishim bashkë në shërbim ushtarak. Ishte djalë i qetë, i mençur. Ishte student shembullor. Sot jam për të dëshmuar se jam njëri nga ata që u dënua padrejtësisht “, tha Xhakli.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gani Morina nga Këshilli i familjarëve të ushtarëve të vrarë në Armatën e ish -Jugosllavisë tha se këto janë plagë të hapura, që kërkojnë drejtësi dhe kujtim të denjë.

“Jemi për të trajtuar një dhimbje krenare. Mbarimi i Luftës së dytë botërore për ne nuk solli liri. U mbushën burgjet me ushtarë, njerëzit vriteshin dhe pushkatoheshin. Vrasjet selektive e shpërfaqnin fytyrën kriminale,  siç e kishte Jugosllavia”, tha Morina.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pesë fustane që fshehin barkun dhe theksojnë bukurinë tuaj natyrale!
Next Article Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?