By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari
MaqedoniTOP LAJM

Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari

admin
Last updated: 12/05/2025 17:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Kryetarja e Forumit të Gruas Dega Çair, Teuta Ramadani Xhaferi është distancuar nga veprimet e fundit të Arben Taravarit, kryetar i fraksionit të cilën e mbështeste Teuta Ramadani Xhaferi.

Veç distancimit ajo ka lëshuar edhe kritika për Taravarin.dhe duke thënë se fare nuk ftoi Forumin e Gruas po as atë si kryetare në hapjen e Selisë së kësaj partie në Çair.

Në vijim postimi i plotë

E vërteta nuk ka nevojë për leje që të thuhet.

U hap selia e re e Aleancës për Shqiptarët në Çair, por pa pjesëmarrjen time dhe as të Forumit të Gruas të degës Çair.

Bojkoti im nuk ishte akt i heshtjes, por i ndërgjegjes.

Sepse nuk mund të hesht para një rruge që po na shpie drejt përqafimit të një partie me të cilën jemi betuar politikisht ta dërgojmë në opozitë.

Nuk ka asgjë të përbashkët kjo rrugë me vizionin e Arbën Xhaferit, e aq më pak me sakrificën e qindra aktivistëve që për një dekadë i qëndruan Aleancës me përkushtim.

Ndarja jonë me Ziadin Selën ndodhi pikërisht për këtë arsye – sepse vendosi të bashkëpunojë me BDI-në. Dhe është tragjike që pas gjithë asaj beteje, sot po përjetojmë të njëjtën histori, thjesht me një tjetër dorë që po shtyn drejt së njëjtës humnerë.

Në mbledhjen e fundit të degës, na u bë e qartë: “Kush e ka veshur dresin e partisë, le të rrijë. Kush jo, dera është e hapur.” Dhe këtë e tha pikërisht ai që dikur lutej mbas dere për t’u afruar në degë dhe ai i cili forcën politike e ka vetëm në fjalë dhe premtime boshe sa për ta arritur qëllimin e tij.Ironi e rëndë që tregon se si pushteti personal mund të përpijë një organizatë të tërë.

Nuk jam këtu për inat, por për bindje. Nuk largohem nga një individ, por nga një devijim që nuk ka më as lidhje me Aleancën që kam ndërtuar bashkë me qindra të tjerë në Çair.

Prej sot, qëndrimi im është i qartë: politika ime lokalizohet aty ku më është dhënë besimi — në Çair. Me qytetarët, me gratë e këtij komuniteti, me të rinjtë që ende besojnë në një Aleancë që nuk shitet për interesa personale.

Me respekt Teuta Xhaferi (Kryetare e Forumit të Gruas-Dega Çair )

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
Next Article I dënuari për ryshfet, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, tani punon si magazinier – gjatë ditës i lirë, natën në burg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?