By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës
Shqipëri

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

admin
Last updated: 05/09/2024 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Esmeraldo Balla, personi i cili vrau të atin në Shënvlash të Durrësit dhe i zhduku kufomën duke e hedhur në pus, nuk ka vepruar i vetëm.

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të enjte dhe bashkëpunëtorin në krim, i cili është miku i tij Edison Brahaj.

25-vjeçari Brahaj, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin, dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një shumë parash prej 145 000 lekësh, shkruan Euronews.al.

25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, ndërkohë që djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait 62 vjeçar, për të vijuar me planin për fshehjen e krimit.

Ai ka deklaruar përpara autoriteteve se dyshonte se babai ishte larguar nga banesa me një grua, për ta forcuar më shumë alibinë e tij.

Bëhet me dije se i biri vrasjen e ka kryer me armë zjarri në afërsi të stanit dhe më pas e ka ngarkuar trupin e pajetë ne furgonin e tij, ku e ka transportuar tek një stan 1 km larg dhe e ka hedhur në pus.

Nga informacionet paraprake dyshohet se vrasja është kryer për një shumë parash prej 75 milionë lekë.

Burime bëjnë me dije se i ati ka pasur një kasafortë në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lek të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit ndërsa çelësin e saj e mbante me vete. I biri kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para.

Në momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët.

Aty kanë debatuar dhe ka nisur të konfliktohen. Të nesërmen rreth orës 8:30-9:00 të mëngjesit, të 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me pistoletë.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon
Next Article Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?