By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri
Bota

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

admin
Last updated: 05/09/2024 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministrja italiane Giogria Melon po ballafaqohet me një problem në qeverinë e saj, pasi ministri i Kulturës ka pranuar se ka patur aferë me një influencuese të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri, shkruan Politico.

Gjatë një interviste dhënë për transmetuesin publik RAI të mërkurën mbrëma, Gennaro Sangiuliano, i besuari i Melonit, tha se ka ofruar dorëheqjen tek kryeministrja, por se ajo ka refuzuar dorëheqjen e tij.

Ky veprim vjen si përgjigje pas skandalit që “shpërtheu” javën e kaluar kur Maria Rosaria Boccia, influencuese njoftoi në Instagram se ka një rol të ri si këshilltari për evente të mëdha pranë ministrisë së Kulturës – pretendim ky që është mohuar nga ministria.

Boccia më pas publikoi dokumente dhe fotografi të veta gjatë një udhëtimi zyrtar me Sangiuliano – përfshirë vizitat që ajo tha se kishin lidhje me takimin e radhës të G7 në Positano të Italisë.

Ministri që është i martuar, pranoi se Boccia e kishte shoqëruar atë në udhëtime zyrtare, duke pretenduar se ai fillimisht i kishte ofruar asaj një detyrë “të cilën më vonë e anuloi” pasi u këshillua se do të kishte konflikt interesi duke marrë parasysh lidhjen “personale dhe sentimentale”.

Gjatë intervistës plot emocion, Sangiuliano këmbëngulte se para publike nuk është përdorur për të paguar udhëtimet e tij me Boccia, dhe se ajo nuk kishte qasje në dokumente konfidenciale.

Ai me lot në sy i kërkoi falje gruan dhe Meloni “për turpin që i shkaktoi asaj dhe qeverisë”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës
Next Article “Joker: Folie a Deux” merr duartrokitje për 11 minuta në Festivalin e Filmit në Venecia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?