By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Wojciech Szczesny pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare, publikon një letër emocionuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Wojciech Szczesny pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare, publikon një letër emocionuese
Sport

Wojciech Szczesny pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare, publikon një letër emocionuese

admin
Last updated: 27/08/2024 15:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Portieri polak, Wojciech Szczesny ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist profesionist dhe vendimin e tij e ka bërë publik sot (e martë) me anë të një letre shumë emocionuese.

Szczesny kishte ndërprerë kontratën e tij me Juventusin në fund të sezonit të kaluar dhe tani ka njoftuar tërheqjen e tij nga sporti më i bukur në botë.

Ish-reprezentuesi polak kaloi tetë vjet në Arsenal – duke përfshirë huazimet me Brentford dhe Roma – përpara se të shkonte te Juve më 2017.
Ai kaloi shtatë vjet në Itali, bëri 84 paraqitje ndërkombëtare me Poloninë dhe tani ka vendosur t’i ‘varë dorëzat’ duke u pensionuar në moshën 34-vjeçare.

“U largova nga Varshava, vendlindja ime në qershor të vitit 2006 për t’iu bashkuar Arsenalit me një ëndërr – për të siguruar jetesën nga futbolli”, nis letrën Szczesny.

“Nuk e dija se do të ishte një fillim i një udhëtimi jetësor. Nuk e dija se do të luaja për klubet më të mëdha në botë dhe do ta përfaqësoja vendin tim 84 herë. Nuk e dija që jo vetëm do të fitoja jetesën nga loja, por loja do të bëhej e gjithë jeta ime”.

“Unë nuk i realizova vetëm ëndrrat e mia, kam ardhur atje ku imagjinata ime nuk do të guxonte të më çonte. Kam luajtur ndeshje në nivelin më të lartë me lojtarët më të mirë në histori pa u ndjerë ndonjëherë inferior”.

“Kam bërë miq për jetën, kam krijuar kujtime të paharrueshme dhe kam takuar njerëz që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Gjithçka që kam dhe gjithçka që jam, ia detyroj lojës së bukur të futbollit…”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Por, gjithashtu i dhashë lojës gjithçka që kisha. I dhashë lojës 18 vjet të jetës sime, çdo ditë, pa justifikime. Sot, trupi im i ndihet ende gati për sfida, por zemra ime nuk është më aty. Ndjej se tani është koha t’i kushtoj gjithë vëmendjen familjes sime – gruas sime të mrekullueshme Marina dhe dy fëmijëve tanë të bukur Liam dhe Noelia”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Prandaj kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist”.

“Fundi i një udhëtimi është një kohë për reflektim dhe mirënjohje. Ka shumë njerëz që do të më duhej t’i falënderoja në këtë vend, por do të përpiqem ta bëj këtë personalisht me secilin prej tyre. Por ju – fansave ju detyrohem një falënderim të veçantë që ishit në këtë udhëtim me mua. Për mbështetjen dhe kritikat, për dashurinë dhe urrejtjen, për të qenë pjesa më e bukur dhe më romantike e futbollit. Pa ju, kjo nuk do të kishte kuptim! faleminderit!”.

“Tani, çdo histori ka një fund, por në jetë çdo fund është një fillim i ri. Se çfarë do të më sjellë kjo rrugë e re vetëm koha do ta tregojë. Por, nëse 18 vitet e fundit më kanë mësuar diçka, është se asgjë nuk është e pamundur dhe më besoni, unë do të shkoj për ëndrra të mëdha”, mbylli letrën portieri polak.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ukraina kontrollon rreth 1,300 kilometra katrorë të territorit rus dhe 100 vendbanime – thotë komandanti i lartë ushtarak i Kievit
Next Article Komuna e Pejës dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruajnë Memorandum për zhvillimin ekonomik lokal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?