By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi: Në Ankara do të kërkohen informacione se çka duhet të bëhet më tutje për ekstradimin e Palevskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi: Në Ankara do të kërkohen informacione se çka duhet të bëhet më tutje për ekstradimin e Palevskit
MaqedoniTOP LAJM

Xhaferi: Në Ankara do të kërkohen informacione se çka duhet të bëhet më tutje për ekstradimin e Palevskit

admin
Last updated: 06/02/2024 08:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Një delegacion i kryesuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga më 8 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Ankara ku do të ketë takime me përfaqësuesit zyrtarë turk, ndërsa një nga çështjet për të cilat do të bisedohet është ekstradimi i Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Kryeministri teknik Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n thotë se nuk dëshiron të prejudikoj nëse këto bisedime do të mund ta përshpejtojnë ekstradimin e Palevskit, por thekson se është i nevojshëm komunikim personal dhe i drejtëpërdrejtë që të shihet se çka duhet të bëhet më tutje. 

“Tani nuk dua të prejudikoj se cila, çka do të jetë përmbajtja e bisedimeve aty. Por, në çdo rast është i nevojshëm komunikimi i drejtëpërdrejtë dhe personal, që të shihet se cilat do të ishin veprimet, procedurat, të cilat do të duhej më tutje, eventualisht, të bëhen. Për këtë nevojitet komunikim personal dhe është vendosur në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet përkatëse vëllezërore me të cilat bashkëpunojmë dhe me të cilat në mënyrë adekuate kemi marrëveshje dypalëshe për komunikime”, tha Xhaferi në intervistë për MIA-n.

Nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n konfirmuan se Lloga do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi më 8 shkurt bashkë me përfaqësues të gjyqësorit. Do të takohet me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, ndërsa janë paraparë edhe takime me kryetarin e Kuvendit, me kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme, si dhe me përfaqësues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë. 

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se nuk mund të ndajnë informacione zyrtare se kur do të ekstradohet Palevski, ndërsa për atë se sa kohë ai mund të mbetet në Turqi është çështje e autoriteteve turke në bazë të ligjeve të tyre. Kur do të sillet në vend, Palevski do të dërgohet në institucionin ndëshkues – korrigjues në bazë të vendimit të gjykatës dhe më tutje vijon procedura para organeve gjyqësore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti kryesisht me diell me vranësira të vogla lokale dhe i qetë
Next Article Komisioni antikorrupsion do ta shqyrtojë raportin për punën për vitin 2023

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?