By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi – Tiganj: Kroacia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi – Tiganj: Kroacia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Maqedoni

Xhaferi – Tiganj: Kroacia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 15/02/2024 15:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Тalat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj, ku u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë, të cilat janë kyçe për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të prosperuar për qytetarët e të dy vendeve, si dhe për të gjithë rajonin, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

“Ambasadorja kroate Tiganj uroi Kryeministrin Xhaferi për mandatin e tij dhe shprehu mbështetjen e fortë për perspektivën evropiane të vendit. Njëherazi, konfirmoi se për Republikën e Kroacisë është me interes të madh zgjidhja e çështjes së dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh kontributin e madh që e japin qytetarët tanë në ekonominë e tyre turistike”, theksojnë nga Qeveria.  

Nga atje njoftojnë se Xhaferi ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar për respektimin e vlerave evropiane dhe zbatimin e proceseve të rëndësishme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit në takim shkëmbyen mendime për mbështetjen e Kroacisë për Maqedoninë e Veriut, sa i përket përvojave të dobishme të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.

Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më shumë se 30 vjet më parë.

“Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar dhe në periudhën e ardhshme të dyja vendet do t’i përkushtohen rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik”, thonë nga Qeveria. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mark Zuckerberg provoi Apple Vision Pro
Next Article ASKUSH NUK ËSHTË NË SHTËPI

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?