By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut
BotaKina

Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut

admin
Last updated: 28/11/2026 12:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 18 nëntor, Argument – Të mërkurën në mbrëmje presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan shtruan në Shenzhen një banket mirëseardhjeje për mysafirët që marrin pjesë në Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut.

Para banketit, Xi dhe Peng bënë një foto në grup me udhëheqës e përfaqësues nga ekonomi të ndryshme dhe bashkëshortet e tyre.

Në fjalimin e mbajtur në banket, presidenti Xi Jinping u shpreh:

“Në prag të Takimit të 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, në emër të qeverisë dhe popullit kinez, u shpreh mirëseardhjen e ngrohtë të gjithë të ftuarve.

Në vitin 1978, unë vizitova për herë të parë Shenzhen-in, që ishte atëherë një fshat i vogël peshkatarësh. Pas mbi 40 vjetëve, këtu është plot me ndërtesa të larta dhe me makina e njerëz. Pamja e Shenzhen-it ka ndryshuar rrënjësisht.

Hapja është gjeni i lindur i Shenzhen-it. Nga një fshat kufitar deri në një qytet modern, nga tërheqja e investimeve dhe teknologjive të huaja deri në hartimin e rregullave ndërkombëtare, Shenzhen-i i sotëm është bërë një dritare e hapjes së Kinës.

Inovacioni është burimi i gjallërisë së Shenzhen-it. Nga përpunimi për eksport deri në zhvillimin e pavarur, nga “fabrika e botës” deri në një qytet inovacioni, Shenzhen-i i sotëm numëron rreth 20 000 aplikime për patenta ndërkombëtare në vit. Në Shenzhen prodhimi i përparuar dhe shërbimet moderne zhvillohen së bashku, duke e bërë këtë qytet një front të inovacionit të Kinës.

Bashkëpunimi është burimi i forcës së Shenzhen-it. Ky qytet i mirëpret me krahët hapur njerëzit nga të gjitha drejtimet, duke tërhequr talente ndërkombëtare nga më shumë se 100 vende e rajone, dhe është bërë një terren për bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta të Kinës me të gjitha palët.

Historia e Shenzhen-it është gjithashtu një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit të Azi-Paqësorit. Duke kapërcyer kufizimet gjeografike dhe dallimet e pikëpamjeve, ekonomitë e Azi-Paqësorit kanë marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin rajonal, duke krijuar “mrekullinë e Azi-Paqësorit” të zhvillimit të shpejtë ekonomik.

Që nga themelimi i tij, APEC-u është karakterizuar nga hapja, inovacioni dhe bashkëpunimi. APEC-u ka udhëhequr gjithmonë procesin e integrimit ekonomik të Azi-Paqësorit dhe e ka ndihmuar Azi-Paqësorin të bëhet rajoni më dinamik dhe një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike globale.

Që kur mori statusin e vendit organizator të takimit të APEC-ut këtë vit, Kina ka organizuar më shumë se 300 takime dhe aktivitete në 16 qytete, ku kanë marrë pjesë aktivisht mbi 10 000 përfaqësues nga ekonomitë e ndryshme anëtare, duke dhënë kontribut për arritjen e më shumë rezultateve të rëndësishme gjatë “Vitit të Kinës”. Në takimin e nesërm ne do të diskutojmë mbi masat për të zgjeruar hapjen e ndërsjellë, për të kërkuar rrugët e rritjes së nxitur nga inovacioni, për të zgjeruar mundësitë për bashkëpunimin pragmatik në fusha të ndryshme dhe për të promovuar zbatimin e më shumë rezultateve. Unë mirëpres diskutimin me palët e ndryshme lidhur me planin e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, për të nxitur zhvillimin e rajonit.”

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Projektligj i ri për automjetet në RMV, gjobë prej 100 euro nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e paraqitni
Next Article Kovaçevski ndaj Janevskës: Po mbyllen shkolla dhe po bashkohen paralelet, a do të marrin fëmijët arsim më cilësor?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?