By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Yndyrnat e tepërta në gjak dëmtojnë organet, kujdesi që ju duhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Yndyrnat e tepërta në gjak dëmtojnë organet, kujdesi që ju duhet
Shëndetësi

Yndyrnat e tepërta në gjak dëmtojnë organet, kujdesi që ju duhet

admin
Last updated: 17/11/2024 00:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një studim të cilit i referohet AgroWeb ka nxjerrë në pah dëmtimet që shkakton inflamacioni në organizëm. Ndër këto probleme mund të përmenden: obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Inflamacioni shkaktohet nga një infeksion.

Kur trupi percepton praninë e mikro-organizmave të rrezikshëm, siç janë bakteret, atëherë ai aktivizon një reagim imunitar.

Inflamacioni është një pjesë kyçe e këtij reagimi natyral.

Megjithatë, ka raste që inflamacioni ndodh për arsye të tjera përveç infeksionit.

Nëse ai nis të shfaqet më tepër seç duhet atëherë i hap rrugën shumë dëmtimeve të tjera, kryesisht atyre të organeve.

Trigliceridet dhe dëmtimet në organe
Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, niveli i lartë i yndyrnave në gjak mund të tjetërsojë disa procese biologjike në trup, duke i hapur kështu rrugën dëmtimit të enëve të gjakut dhe organeve.

Sipas ekspertëve, niveli i lartë i triglicerideve është përgjegjës për inflamacionin por jo vetëm.

Një proteinë e cila është pjesë e triglicerideve por që në të njëjtën kohë çlirohet nga mëlçia është ajo që aktivizon inflamacionin në trup.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përveç inflamacionit, kjo proteinë kontribuon në shfaqjen e sëmundjes së veshkave por edhe të problemeve me zemrën.

Niveli i lartë i kësaj proteinë në gjak, ka gjithashtu lidhje me vdekjen e parakohshme.

Shpjegimi është i thjeshtë:

- Advertisement -
Ad imageAd image

Yndyrnat në gjak shkaktojnë inflamacion, që nëse bëhet kronik, mund të dëmtojë veshkat dhe të shkaktojë aterosklerozë. Kjo e fundit ka të bëjë me ngushtimin e enëve të gjakut si pasojë e depozitave dhjamore. Ateroskleroza është shkaktarja kryesore e atakut në zemër dhe ishemisë.

Niveli i triglicerideve është zakonisht i lartë te njerëzit që konsumojnë ushqime të yndyrshme. Nëse situata vazhdon me të njëjtat ritme, trigliceridet përfitojnë veti toksike që aktivizojnë imunitetin të kryejë disa procese vetë-shkatërruese dhe të dëmshme për organet dhe për shëndetin në përgjithësi.

Cilat ushqime rrisin nivelin e triglicerideve?
Ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.

Sheqeri
Sheqeri në formën e fruktozës, është shumë i lehtë që të tejkalohet doza e nevojitur ditore e tij.

Duke qenë se fruktoza gjendet më së shumti tek frutat dhe shtohet tek shumë produkte si një ëmbëlsues, personat që vuajnë nga trigliceridet duhet të kufizojnë konsumin e tyre

Ndërsa produkte si akulloret, lëngjet e frutave, pekmezi, reçeli, apo kompostot duhet t’i evitoni.

Yndyrnat
Yndyrnat e ngopura zakonisht gjenden tek ushqimet e skuqura, tek mishi i kuq, tek lëkura e pulës, gjalpi, të verdhat e vezëve. Po ashtu tek margarina, bulmeti dhe tek produktet e fast-food.

Të gjithë personat që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve, duhet që t’i shmangin këto ushqime sa më shumë të munden. Në vend të mishit të kuq apo pulës së plotë, përdorni peshk apo pjesë pa shumë yndyrë të pulës.

Drithërat e përpunuar ose ushqimet me përmbajtje niseshteje
Drithërat e përpunuara kanë përmbajtje të lartë sheqernash të shtuara, dhe zakonisht përgatiten nga mielli i bardhë, i cili ngre nivelet e triglicerideve.

Këshillohet që të qëndroni larg produkteve të bukës së bardhë, makaronave të përgatitura me miell të tillë apo dhe picave, ëmbëlsirave, biskotave apo tortave.

Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit përveçse dëmton mëlçinë, nxit atë që të prodhojë më shumë trigiliceride.

Ushqime kalorike
Kaloritë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjatësisë dhe peshës së gjithësecilit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohet sasia e duhur.

Nëse e tejkaloni limitin tuaj të kalorive ditore ju mund të rrezikoni që të rrisni nivelet e triglicerideve duke shkaktuar probleme në organizmin tuaj.

You Might Also Like

Kujdes, këto ilaçe nuk bën të shoqërohen me grejpfrut

Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme

Afër detit, afër mbretit – të mirat e ujit të kripur

Qumështi i bletëve dhe efektet e tij

Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article SHQIPTARËT DHE PA/DREJTËSIA
Next Article Spitali modular në Kumanovë do të shndërrohet në fizioterapi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?