By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulim tronditës në Meksikë/ 1600 dhëmbë qumështi gjenden në një varr masiv, autoritetet mohojnë se kanë dijeni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zbulim tronditës në Meksikë/ 1600 dhëmbë qumështi gjenden në një varr masiv, autoritetet mohojnë se kanë dijeni
Bota

Zbulim tronditës në Meksikë/ 1600 dhëmbë qumështi gjenden në një varr masiv, autoritetet mohojnë se kanë dijeni

admin
Last updated: 27/09/2026 11:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Meksikë, 27 shtator argument.mk/ – Një zbulim tronditës është raportuar në Meksikën perëndimore, ku një grup vullnetarësh që kërkon persona të zhdukur thotë se ka gjetur të paktën 1600 dhëmbë qumështi në një zonë të dyshuar si varr masiv.

Grupi, i përbërë nga prindër të personave të zhdukur dhe i themeluar nga ish-deputetja e Michoacan-it, Margarita Lopez, kërkon që dhëmbët t’i nënshtrohen analizave gjenetike për të përcaktuar identitetin e mundshëm të viktimave.

Sipas Lopez, grupi kishte kryer një kërkim në vitin 2021 në qytetin Zacapu, në shtetin Michoacan, i shoqëruar nga një hetues i Prokurorisë së Meksikës. Gjatë kërkimit, ata vunë re tym që ngrihej nga një kodër dhe më pas shkuan drejt një prone që dyshohet se i përkiste një trafikanti droge nga Sinaloa.

Aty, sipas saj, u zbuluan mbetje që dyshohej se ishin njerëzore. Një zyrtar i identifikuar vetëm si “Braulio” pastroi një prej dhëmbëve dhe përcaktoi se i përkiste një fëmije.

Lopez, vajza e së cilës u zhduk në vitin 2011 dhe mbetjet e saj u gjetën dy vite më vonë në një pjesë tjetër të vendit, thotë se ka vijuar kërkimet në atë zonë dhe ndër vite ka gjetur fragmente kockash njerëzore. Të mërkurën, grupi pretendon se ka zbuluar edhe grupe dhëmbësh qumështi.

Lopez ka hedhur dyshime se dhëmbët mund t’u përkasin fëmijëve nga 1 deri në 12 vjeç, të cilët mund të kenë qenë viktima të trafikimit të organeve ose shfrytëzimit seksual. Megjithatë, këto janë vetëm pretendime dhe deri tani nuk janë konfirmuar përmes analizave mjekoligjore. Autoritetet nuk i kanë lidhur dhëmbët me viktima konkrete.

Prokuroria e Shtetit të Michoacan-it i ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se që nga viti 2021 nuk ka marrë asnjë denoncim, referim apo kërkesë për ndërhyrje mjekoligjore lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë Lopez e ka kundërshtuar këtë version, duke pretenduar se gjatë nxjerrjes së 1,600 dhëmbëve kanë qenë të pranishëm punonjës të prokurorisë së Michoacan-it. Sipas saj, gjithçka është dokumentuar në hetimin paraprak. Ajo pretendon gjithashtu se në operacion kanë marrë pjesë një prokuror federal dhe specialistë të mjekësisë ligjore.

Zbulimi vjen në një vend që përballet prej vitesh me një numër shumë të lartë personash të zhdukur. Sipas të dhënave të cituara nga grupi, në Meksikë rezultojnë mbi 130 mijë persona të zhdukur, mes tyre më shumë se 18 mijë fëmijë.

Lopez i është drejtuar edhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të kërkuar ndihmë në hetim, ndërsa ka kritikuar edhe presidenten Claudia Sheinbaum për qëndrimin ndaj çështjes.

Për momentin, gjetja e dhëmbëve dhe origjina e tyre mbeten për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur përmes analizave forenzike.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kamerat dhe gjobat po sjellin disiplinë në komunikacion
Next Article Kanadaja: Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?