By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohen detaje të reja marramendëse nga kontrata e Ivan Toney në Arabi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zbulohen detaje të reja marramendëse nga kontrata e Ivan Toney në Arabi
Sport

Zbulohen detaje të reja marramendëse nga kontrata e Ivan Toney në Arabi

admin
Last updated: 02/09/2024 19:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Detaje të reja marramendëse të kontratës së sulmuesit anglez Ivan Toney në Arabi tek klubi i tij i ri, Al-Ahli, tashmë janë zbuluar.

Transferimi i tij në Lindjen e Mesme ishte një ndër lëvizjet më të mëdha të verës, me marrëveshjen e cila u realizua në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Siç ka raportuar The Mirror, Toney pritet që të fitojë 403 mijë euro neto në javë duke përfshirë bonuset, diçka që do të ishte ekuivalente me fitimin e 800 mijë eurove në Mbretërinë e Bashkuar para taksave.

Tek Brentfordi, Toney besohet se kishte përfituar 36 mijë euro në javë, që do të thotë se sipas kontratës së re ai do të fitojë 13 herë më shumë në Arabi.

Brentford në anën tjetër siguroi 40 milionë euro nga shitja e Toney, i cili ishte bërë pjesë e tyre në vitin 2020 duke shënuar 72 gola në 141 ndeshje.

Sezonin e kaluar, anglezi arriti që ta tundë rrjetën në vetëm katër raste, por kishte bërë vetëm 17 paraqitje për arsye se kishte marrë një dënim prej tetë muajsh nga Federata e Futbollit të Anglisë për shkak të pjesëmarrjes në baste.

Tek Al-Ahli, Toney nuk ka dyshim se do të përmirësojë rekordin e tij të golave, duke marrë parasysh se po i bashkohet disa ish-yjeve të Ligës Premier siç janë Roberto Firmino dhe Riyad Mahrez.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Luana Vjollca mbushet me lule për ditëlindjen e 33-të: Sa me fat që ju kam
Next Article KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim – pritet ta drejtojë një kroate?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?