By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë
Maqedoni

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

admin
Last updated: 13/02/2026 20:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shkurt – Ka filluar Programi online për mësimin e gjuhës shqipe dedikuar për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut. Qëllimi i këtij program, siç bën të ditur zëvendësdrejtori i Agjencisë së mërgatës, Fatlum Jusufi është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare, si dhe forcimi i lidhjes së fëmijëve me kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mësimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet: nga fillestarët që nuk e njohin gjuhën shqipe, deri te nxënësit e avancuar që dëshirojnë të përmirësojnë shkrimin dhe ligjërimin e tyre.

Objektivat e programit janë; Përvetësimi i alfabetit shqip dhe leximi i saktë; pasurimi i fjalorit dhe zhvillimi i komunikimit të përditshëm; njohja me historinë, gjeografinë dhe traditat shqiptare.

“Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje shoqatave dhe organizatave të mërgimtarëve për bashkëpunim. Jemi të hapur për koordinim, promovim të përbashkët dhe organizim të aktiviteteve që ndihmojnë në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në këtë program arsimor. Bashkëpunimi juaj është i mirëpritur dhe i çmuar për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe në diasporë”, ka thënë Jusufi.

Programi është i hapur për fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç. Mësimi do të zhvillohet çdo javë, me nga 2 orë mësimore, përmes platformës Zoom / Google Meet. Linku për ndjekjen e mësimit është i njëjti gjatë gjithë kohës: https://meet.google.com/qkh-rmaz-xej
Për regjistrim të interesuarit mund të paraqiten edhe në emailin: info@minisel.gov.mk.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski – Costa: Maqedonia është e përkushtuar ndaj integrimit evropian, por pa kushte bilaterale
Next Article Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?