By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në prag të “Wine Vision – Open Balkan” realizoi takim me Mlladenovska – Jelenkoviq nga “Wines of Macedonia”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në prag të “Wine Vision – Open Balkan” realizoi takim me Mlladenovska – Jelenkoviq nga “Wines of Macedonia”
Maqedoni

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në prag të “Wine Vision – Open Balkan” realizoi takim me Mlladenovska – Jelenkoviq nga “Wines of Macedonia”

admin
Last updated: 19/11/2024 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoilkoviq ka realizuar një takim pune me Elena Mlladenovska-Jelenkoviq, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Verëra nga Maqedonia”.

Të dy bashkëbiseduesit gjatë këtij takimi dhe në prag të organizimit të tretë me radhë të “Wine Vision – Open Balkan” i cili do të mbahet nga data 22 deri më 24 Nëntor në Panairin e Beogradit, biseduan për prezantimin e ekspozuesve vendas në këtë panair si dhe për promovimin e industrisë së verërave në rajon me qëllim të prezantimit dhe integrimit të suksesshëm të verërave nga Maqedonia dhe rajoni në ekonominë globale dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, në takim u bisedua edhe për potencialin e industrisë së verërave në Maqedoni si dhe për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendor.

Ndryshe, në kuadër të “Wine Vision – Open Balkan”, panair i verërave, ushqimit dhe turizmit i cili mbahet në kuadër të platformës së njohur për paqe Open Balkan, do të marrin pjesë më shumë se 80 ekspozues dhe do të prezantohen kantinat e verërave dhe distilerive maqedonase.

“Wine Vision – Open Balkan” është një mundësi e shkëlqyer për prezantim, promovim, por edhe për lidhjen e rajonit në aspektin e shkëmbimit të prodhimeve, andaj për këtë qëllim zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq dhe Mladenovska – Jelenkoviq u pajtuan që pjesëmarrja e përbashkët e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor është e rëndësishme, në mënyrë që prezantimi i suksesshëm të kontribuojë në masë të madhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit. Duke pasur parasysh se ne jemi lider në prodhimin e verërave, kurse industria e verërave është një ambasador i vërtetë i shtetit dhe me eksporte totale prej 50 milionë euro në vit kontribuon në bruto prodhimin vendor, kjo mbështetje është e nevojshme, domethënë është e rëndësishme për të diskutuar rreth zhvillimit të saj.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për “branitellat” të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale
Next Article DAP: Dorëzoni fletëparaqitjet 04 të TVSH-së në kohë, shmangi stresin dhe shpenzimet shtesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?