By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për “branitellat” të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për “branitellat” të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale
Maqedoni

Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për “branitellat” të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale

admin
Last updated: 19/11/2024 14:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Në Kuvend përsëri nuk u mbajt seanca e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi kryetarja Ilire Dauti, duke iu referuar nenit të Rregullores, refuzoi ta vendos në votim propozimin e Jovanka Trençevskës nga LSDM-ja, që si pikë të parë në rend të ditës të jenë ndryshimet e ligjit për “branitellat”.

Dauti, e cila është deputete e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Evrpopian, duke iu referuar nenit 176 nga Rregullorja e Kuvendit përsëriti se koha për vendosje të këtij Ligji në rend të ditës të Komisionit, i cili e kaloi nevojën për miratim në seancë plenare, ka kaluar.

“Nuk ka asnjë nen të Rregullores, i cili mua më obligon një pikë të tillë të shtoj në rendin e ditës”, tha Dauti.

Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e akuzoi Dautin se disa herë, duke e keqpërdorur pozitën e saj, ka hyrë në diskutim edhe për thelbin e ligjit dhe me këtë ka shkelur sërish Rregulloren dhe Kushtetutën, duke i vënë në pozitë të pabarabartë të gjithë anëtarët e Komisionit.

“Rreth procedurës kur i citoni nenet, sipas të cilëve thoni se afati ka kaluar, ka një nen nga Rregullorja, i cii thotë se kur një deputet do të parashtrojë propozim për plotësimin e rendit të ditës pa debat, në pajtim me nenin 83 nga Rregullorja, ju jeni të obliguar ta vendosni atë në sqarim, respektivisht në votim”, tha Petrovska.

Deputetja e LSDM-së tha se ky ligj nuk është asgjë nga ajo që ata po përpiqen të paraqesin për rritjen e tensioneve, etj.

“Ky nuk është ligj i ri. Ai vetëm modifikon të drejtë, të cilin Parlamenti i këtij vendi në një përbërje tjetër e miratoi në vitin 2002. Këto të drejta, të cilat vetëm rirregullohen me propozim ligjin, tashmë janë në fuqi, por nuk janë të të rregulluara për një pjesë të familjeve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Rrjedhimisht, edhe në vet ligjin, i cili tahsmë është në fuqi, kjo kategori e qytetarëve për të cilët ju angazhoheni të zgjidhen me këtë ligj, në thelb janë shënuar si kategori e posaçme, respektivisht si disa, të cilët kanë luftuar kundër shtetit”, tha Petrovska.

“Ligji i tillë në formë siç e keni propozuar ju, shkruani diku që ta mbani mend, përmes mua nuk do të kalojë. A kuptoni? Nuk kalon”, tha Dauti, duke shtuar se në se një herë është bërë lëshim në ligjin, i cili paraprakisht është miratuar, nuk do të thotë se duhet të vazhdohet me lëshime tjera.

Ajo shtoi se ligji duhet të tërhiqet dhe në të, të vendosen edhe pjesëtarët e UÇK-së.

Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet kur përsëri do të konvokohet.

Në rendin e propozuar të ditës të këtij Komisioni ishte propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistër të posaçëm për personat e dënuar me aktgjykim të plotëfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të minorenëve dhe pedofilisë, në lexim të parë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Projekti “Bli shtëpi për të rinj” do të realizohet pas Vitit të Ri, paralajmëroi zëvendëskryeministri Nikolloski
Next Article Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq në prag të “Wine Vision – Open Balkan” realizoi takim me Mlladenovska – Jelenkoviq nga “Wines of Macedonia”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?