By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvillon takim në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvillon takim në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvillon takim në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos

admin
Last updated: 03/02/2026 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot në Bruksel një takim pune me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në kuadër të agjendës evropiane, transmeton argument.mk/.

Gjatë bisedimeve, Zëvendëskryeministri Sali riafirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik i Qeverisë, i vlerësuar si një investim afatgjatë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. Ai theksoi se momentumi pozitiv i krijuar duhet të shfrytëzohet përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet evropiane, me qëllim avancimin konkret të procesit integrues.

Në cilësinë e Ministrit për Çështje Evropiane, Kryenegociatorit, Koordinatorit Nacional për Instrumentin e Reformës dhe Rritjes (RGF), si dhe NIPAC, Sali nënvizoi përkushtimin për të ruajtur fokusin e administratës shtetërore në reformat e lidhura me BE-në dhe për të siguruar vazhdimësinë e ritmit të reformave, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Në këtë kontekst, palët shkëmbyen mendime edhe mbi zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës Reformuese, si dhe mbi çështje të tjera aktuale me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe dialogut konstruktiv me institucionet e Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FSHIIK do të përdorë dy ndërtesat e papërfunduara në Rektoratin e UKM
Next Article “E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim për Klodin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?