By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: Opozita nuk ka ekskluzivitet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: Opozita nuk ka ekskluzivitet
Shqipëri

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: Opozita nuk ka ekskluzivitet

admin
Last updated: 26/06/2025 11:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u përfshi sot në një debat me përfaqësues të opozitës, në seancën e sotme plenare, lidhur me procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai iu përgjigj pretendimeve të opozitës se kandidatura e Besim Ndregjonit nuk po votohet për shkak se është propozuar nga ata.

Ministri Balla theksoi se, ndonëse në Kushtetutë nuk përcaktohet që Avokati i Popullit i takon opozitës, ka ekzistuar një rregull i pashkruar, i respektuar ndër vite, që i ka lënë asaj të drejtën për të propozuar kandidatin.

Ai solli në vëmendje modelin e vitit 2012, si një shembull të mirë i një procesi të hapur, ku Partia Socialiste, atëherë në opozitë, kishte ftuar kandidatë të shumtë për të konkurruar dhe kishte zhvilluar konsultime me mazhorancën për të arritur në një emër të përbashkët.

“Nuk mund të vini këtu dhe të thoni “o ky, o asnjë tjetër”. Zoti Peleshi, përpara tij edhe zoti Çuçi, më herët dhe unë si kryetar grupi, ua kemi thënë shumë herë: Hajde të ndërtojmë një proces të hapur dhe të drejtë”, nënvizoi Balla.

Ministri shpjegoi se është ndjekur një model i konsoliduar në Kuvendin e Shqipërisë edhe për zgjedhjen e institucioneve të tjera, ku opozita paraqet katër kandidatura, mazhoranca skualifikon dy, dhe dy emrat e mbetur i nënshtrohen votimit në Kuvend.

Ai theksoi se për zgjedhjen e Avokatit të Popullit kërkohen 84 vota, të cilat nuk janë të disponueshme në këtë legjislaturë, as në tjetrën.

“Prandaj bashkëpunimi është jo vetëm i dëshirueshëm, por i domosdoshëm”, tha Balla, duke kujtuar se mandati i Avokatit aktual të Popullit ka përfunduar tre vite më parë dhe se procesi për zëvendësimin e tij është zvarritur prej katër vitesh.

Duke iu referuar rastit të vitit 2017, ai theksoi se zgjidhjet janë të mundshme kur ekziston vullneti politik. “Nëse doni një marrëveshje si ajo e majit 2017, nuk ka asnjë problem, por kërkohet dialog”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ministri Balla u bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës të marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces.

“Prandaj mos e kërkoni përgjegjësinë te grupi parlamentar i Partisë Socialiste, por merrni përgjegjësinë që e keni shkaktuar vetë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni Avokatin e Popullit”, tha Balla.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Agim Bahtiri i përgjigjet Enver Hoxhajt: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK-në
Next Article Berisha apel mazhorancës të votojnë Ndregjonin për Avokat të Popullit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?