Kryekomisioneri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha sot se afati për regjistrimin e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit është 25 shkurti, ndërsa afati për koalicionet është 7 marsi.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Celibashi u shpreh se më 25 mars do të nisë edhe prodhimi i fletëve të votimit.
“Partitë politike që duan të regjistrohen dhe të jenë në garë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë afat deri në 25 shkurt, ndërsa për koalicionet afati është deri në 7 mars, teksa kandidatët do duhet të regjistrohen brenda datës 12 mars. Më 25 mars nis prodhimi i fletëve të votimit”, tha Celibashi.
Ai shtoi se “këtë vit janë 114,780 votues që votojnë për herë të parë”.
