By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moska thotë Kievi ka ‘të drejtë’ të anëtarësohet në BE, por aleancat ushtarake janë çështje ‘krejt ndryshe’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Moska thotë Kievi ka ‘të drejtë’ të anëtarësohet në BE, por aleancat ushtarake janë çështje ‘krejt ndryshe’
Bota

Moska thotë Kievi ka ‘të drejtë’ të anëtarësohet në BE, por aleancat ushtarake janë çështje ‘krejt ndryshe’

admin
Last updated: 18/02/2025 12:03
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar para gazetarëve, se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, pasi nuk e sheh këtë si kërcënim për sigurinë e saj.

“Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi. Ne po flasim për proceset integruese dhe ekonomike, dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë këtë” tha Peskov, transmeton Telegrafi.

“Por qëndrimi ynë për çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen apo aleancat ushtarake është krejtësisht i ndryshëm. Ka një çështje tjetër dhe është e njohur për të gjithë”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk ka më shumë informacion për një takim të mundshëm Trump-Putin, por bisedimet e sotme mund të japin sqarime të mëtejshme.

Kremlini thotë se Vladimir Putin është i përgatitur të bisedojë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky “nëse është e nevojshme”.

“Vetë Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelenskyn nëse ishte e nevojshme. Por baza ligjore e marrëveshjeve ka nevojë për diskutim duke marrë parasysh realitetin se legjitimiteti i Zelensky mund të vihet në dyshim”, shtoi Peskov.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Regjistrimi i partive brenda 25 shkurtit, koalicionet brenda 7 marsit
Next Article MPB: Dje më së paku janë respektuar rregullat e parkimit të rregullt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?