By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 11 majit/ Dule optimist: Do na ndihmojë edhe Fredi Beleri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 11 majit/ Dule optimist: Do na ndihmojë edhe Fredi Beleri
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit/ Dule optimist: Do na ndihmojë edhe Fredi Beleri

admin
Last updated: 26/03/2025 20:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, dhe kandidat i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Qarkun e Vlorës tha se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të ketë edhe suportin e eurodeputetit grek, Fredi Beleri.

Në emisionin “Ekspres”, në RTSH, Dule tha se kandidatura ime në qarkun e Vlorës është e natyrshme, sepse në shumicën e rasteve kam qenë në këtë qark, me përjashtime të radha si në fillimet që ka qenë në Gjirokastër, si dhe në 2021 si zgjidhje jo prej PBDNJ-së, por dhe të timen personale, u detyrova të kandidoja në Tiranës”.

“Vlora është zona më e natyrshme ku PBDNJ ka mbështetjen më të lartë dhe më të fuqishme, por në të njëjtën kohë ka dhe komunitetet dhe interesat që përfaqëson dhe është më afër tyre. Qarku i Vlorës ndoshta është zona me gjatësi më të madhe gjeografike ku ka komunitete të ndryshme të cilat janë afër PBDNJ-së”, tha Dule.

Në vijim ai thekson se “do të vazhdojmë të jemi shumë afër Himarës për të gjitha ato problematika të cila janë evidentuar, kemi dhënë beteja politike, nuk kanë marr zgjedhjen e tyre dhe duhet të marrin zgjedhje e duhur. Për këtë arsye ne do të jemi aty, por është dhe te Bashkia e Finiqit ku jeton një pjesë e madhe e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek. Kemi komunitetet tona në qytetin e Sarandës, Delvinës, apo në Konispol dhe Selenicë. PBDNJ është një parti multi-selektive dhe nuk është një parti e një anshme.”

Duke u ndalur tek vota e diasporës që voton për herë të parë në 11 maji, Dule tha se “duke ardhur me një frymë tjetër, duke jetuar në realitete të tjera do përpiqen të infuzojnë këtë realitet dhe këtë frymë që jeton në vendet pritëse të tyre, si në shoqëri dhe në realitetet tona politike”.

“Kjo do të jetë shumë pozitive. Gjatë takimeve të zhvilluar me diasporën mund të them se pritja kishte përmbajtje, kishte problematik, kishte shqetësime të shprehura. Shqetësimi i tyre ishte jetik dhe kishte të bënte se çfarë po bëhet me të moshuarit tanë në Shqipëri dhe çfarë do të bëhet me fëmijët tanë? Si do të rriten këta fëmijë, a do të rriten si një brez emigrantësh pa atdhe, apo do të kemi një situatë ku secili do të kontribuojë në vendin e vetë”, theksoi kreu i PBDNJ.

Duke u ndalur më tej në këto takime, Dule u ndal dhe të takimet e zhvilluar me diasporën në Greqi ku shoqërohej dhe nga eurodeputeti i grek, Fredi Beleri, ai theksoi se ai është eurodeputet por nuk pushon së punuari për PBDNJ-në dhe OMONIA.

“Në takimet që kemi zhvilluar dhe i pranishëm ka qenë dhe z. Beleri me emigrantët shqiptar apo dhe me emigrantët e minoritetit etnik grek nga Shqipëria mund të them se ata na kanë kapërcyer ne në mentalitetin e tyre që kanë. Ata e ndiejnë Greqinë atdheun e tyre, sikurse dhe Shqipërinë. Është krijuar një brez, këtë e shikon dhe në rrjete sociale që krahas flamurit grek ndodhet dhe ai shqiptar”, tha ai.

Sipas tij, eurodeputeti Beleri është një viktimë e një hakmarrje brutale dhe banale politike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Çështja Beleri ka për të mbetur në histori por ai si eurodeputet nuk mund të luaj dot ata rol që ne do të donim të luante sepse duhet ti qëndroj parimeve të grupit të tij parlamentar në PE”, tha ai.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot Nata e Kadrit, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Të lutemi për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit
Next Article Balla: PS mund t’i sigurojë shqiptarëve pasaportën europiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?