By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot Nata e Kadrit, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Të lutemi për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sot Nata e Kadrit, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Të lutemi për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit
Shqipëri

Sot Nata e Kadrit, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Të lutemi për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit

admin
Last updated: 26/03/2025 19:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Spahiu thotë se kjo natë është një nga më të rëndësishmet e vitit, ku sipas Kuranit, ajo është më e vlefshme se një mijë muaj adhurim.

Ai uroi që kjo natë të sjellë mëshirë dhe falje hyjnore për të gjithë, ndërsa i ftoi besimtarët të shfrytëzojnë bekimet e saj me adhurim dhe përkushtim. Gjithashtu kreu i KMSH-së theksoi rëndësinë e lutjeve dhe adhurimit në këtë natë.

Mesazhi i plotë:

Bismilahi-r-Rrahmani-r-Rrahim

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra,

Jemi në pragun e një nate të veçantë, një nate që Allahu i Madhëruar e ka dalluar mbi të gjitha netët e vitit. Është Nata e Kadrit, nata që Allahu e përshkruan në Kuran me fjalët: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E çfarë të bëri ty ta dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj!” (El-Kadr: 1-3)

Nata e Kadrit është nata e mëshirës dhe faljes hyjnore. Është nata kur filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, si udhëzim për njerëzimin. Një natë që vlen më shumë se një mijë muaj, apo më shumë se 83 vite adhurim. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) na ka mësuar se: “Kush e fal Natën e Kadrit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi)

Në këtë natë, meleku Xhibril, së bashku me engjëjt e tjerë, zbresin me lejen e Zotit për të përcaktuar çështjet e njerëzve. Zoti na thotë në Kuran: “Melekët dhe Shpirti (Xhibrili) zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo është paqe deri në agim.” (El-Kadr: 4-5)

Prandaj, kjo është një mundësi e artë për secilin prej nesh që të shtojë adhurimet, të falet me përulësi, të bëjë dua me sinqeritet dhe të kërkojë faljen e mëkateve. Aishja (radijAllahu anha) e pyeti Profetin (paqja qoftë mbi të):
“O i Dërguari i Allahut! Nëse e di se cila është Nata e Kadrit, çfarë duaje duhet të bëj?” Ai iu përgjigj: “Thuaj: Allahumme inneke Afuvvun, tuhibbul-afve, fa’fu anni” (O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua). (Tirmidhiu)

Në këtë natë, le të përkushtohemi në lutje për familjet tona, për vëllezërit dhe motrat tona në besim, për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit. Zoti i Madhëruar na e pranoftë adhurimin dhe lutjet tona dhe na dhëntë mundësinë të shfrytëzojmë begatitë e kësaj nate të bekuar.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndreca: Synojmë mbi 19 mandate! Në 11 maj rezultati do të jetë ai që kemi menduar
Next Article Zgjedhjet e 11 majit/ Dule optimist: Do na ndihmojë edhe Fredi Beleri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?