By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet presidenciale në Serbi, kush është kandidati i Listës Studentore Radomir Saiçic
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjedhjet presidenciale në Serbi, kush është kandidati i Listës Studentore Radomir Saiçic
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, kush është kandidati i Listës Studentore Radomir Saiçic

admin
Last updated: 28/11/2026 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 26 nëntor, Argument – Radomir Saiçic, anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe profesor në Fakultetin e Kimisë në Beograd, pritet të jetë kandidati i Listës Studentore në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të planifikuara për 27 dhjetor.

Edhe pse procesi i votimit brenda kësaj liste nuk është përmbyllur zyrtarisht, Saiçic ka marrë mbështetjen e plenumeve studentore dhe përfaqësuesve parlamentarë. Sipas mediave serbe, kandidatura e tij pritet të shpallet zyrtarisht ditën e nesërme.

I lindur më 31 tetor 1961 në Beograd, Saiçic ishte një nga 14 themeluesit e grupimit qytetar “Lista e Studentëve”. Ai gjithashtu shpalli fitoren nga selia e kësaj liste gjatë natës së zgjedhjeve të 25 tetorit.

Në seancën konstituive të Kuvendit të ri të Serbisë, ai u emërua anëtar i Komisionit për Arsim, si dhe zëvendësanëtar i Komisionit për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme dhe i Komisionit për Kosovën.

Qëndrimet për Kosovën, Republikën Serbe dhe Rusinë

Gjatë fushatës zgjedhore, Saiçic ka tërhequr vëmendjen edhe për qëndrimet e tij lidhur me Kosovën, Republikën Serbe dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Në një intervistë për emisionin “Oko” të televizionit publik serb RTS, ai e cilësoi Kosovën si “territor të pushtuar përkohësisht”, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë.

“Sipas Kushtetutës, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e territorit tonë. Ky është një fakt dhe do të mbetet i tillë. Për mua, është një territor i pushtuar përkohësisht”, deklaroi Saiçiq.

Ai gjithashtu u shpreh në favor të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Moskën.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Buka me çmime të ndryshme, ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?
Next Article Erdogan synon të rizgjidhet president i Turqisë, konfirmohet data e zgjedhjeve të ardhshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?