Shkup, 21 dhjetor – Një vendim i SHBA-së për rifreskimin e listës së zezë ndryshoi gjithë rrjedhjet politike në vend. Ishim në një situatë ku me çdo ngulm mbroheshin shqiptarët edhe pse nuk sulmoheshin, mbrohej gjuha shqipe edhe pse nuk cenohej. Pra, ishin veprime kontradiktore që bënte opozita shqiptare në emër të mbrojtjes së shqiptare pa çka se nuk arsyetoheshin kurrsesi. E kjo më së miri u kuptua kur në listë të zezë u fut bashkëpartiaku i tyre, Artan Grubi, me çka qysh atë natë u hoqën tendat nuk ku bëhej mbrojtja e gjuhës shqipe, shkruan Zhurnal.
Cili vendim ndikoi në ndryshimin e kahjes së opozitës në vend?
Futja e Artan Grubit në listë të zezë ndryshoi gjithçka, qysh atë natë bashkëpartiakët e tij u zbehen në fytyrë dhe i mblodhën tendat e vendosura para Gjykatës Kushtetuese. E krejt ai organizim ishte bërë në emër të mbrojtjes së gjuhës shqipe edhe pse nga partnerët e koalicionit qeveritar VLEN kishin garantuar se asgjë nuk do të ndodhë me gjuhën shqipe.
Që nga ky moment opozita shqiptare nuk e ka përmendur më gjuhën shqipe e as shqiptarët sepse filluan të brengosen për ekzistencën e tyre politike në jetën publike. Pra, ky vendim i SHBA-së i futi ethet në palcë të politikanëve të cilët me vetëdije kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.
Pra, e gjithë kauza për shqiptarët u minimizua me dy bastisje të mëdha që u zhvilluan në shtëpinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit. Të tjerët ranë në gjumë dimëror dhe janë të heshtur sikurse mos të kishin qenë fare aktiv në politikë.
Situata ishte në prag të një tensionimi të përmasave të mëdha që rrezikonte përshkallëzimin e mundshëm drejt një konflikti ndëretnik. U keqpërdor edhe festa e 28 Nëntori digjeshin flamujt sikurse letra, thirrje për tensionim bëheshin natën e ditën thirreshin në stabilizimin e situatës e maturi.
Gjitha këto mashtrime dhe tentime famëkeqe për t’i viktimizuar qytetarët e rëndomtë kryesisht të rinjtë morën fund, dhe tani janë më të sigurt se asnjëherë më parë sepse nuk mund të keqpërdoren nga politikanët, të cilët nuk janë në gjendje të mbrojnë veten e tyre e lëre më ata të rinjë.
Zilja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë ra –
29 persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e sotëm të MPB-së për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh.
Kujtojmë se aksion i ngjashëm nga MPB u zhvillua me 17 tetor, kreu një aksion të koordinuar në kuadër të të cilit u zbulua plotësisht një shoqatë kriminale në rajonin perëndimor.Në aksion janë privuar nga liria 13 persona, ndërsa një person ishte i pakapshëm për organet e rendit. Kontrollet janë kryer në 17 lokacione në rajonin e Tetovës dhe në Ohër.
Pas kërkesës së Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës për shqiptimin e paraburgimit 30-ditor, Ministria e Punëve të Brendshme i ka publikuar edhe flet arrestimet ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Ata për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit, përkatësisht ndodhen jashtë Maqedonisë së Veriut. Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje kërkoi fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin në lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”, pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte vendosur për masën 30-ditore të paraburgimit për dy të akuzuarit.
Kujtojmë që, këto janë vetëm disa nga aksionet dhe masat që ndërmarrë qeveria e re drejt dëshmimit të asaj që thirren vazhdimisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Lufta e tillë nuk ka kuptim praktik nëse nuk bëhen aksione, nëse policia financiare nuk e bënë punën e saj si duhet, nëse nuk arrestohen persona të inkriminuar për të cilat gjinden fakte dhe argumente konkrete.
Prandaj, qeveria aktuale pas rehabilitimit gjashtëmujor e ka filluar mirë dhe mbarë, po ia arrin të dëshmojë vepra atë që e ka thënë me fjalë. Qytetarët ndjehen më të sigurt, e politikanët më të frikësuar sepse ora e llogaridhënies vjen shpejt më shpejt sesa ata mund ta paramendojnë e ta presin. Kështu, siguria e rritur për qytetarët, frika në palcë e politikanëve prodhon dhe ndikon dukshëm drejt politikave më produktive e në dobi kolektive. /Zhurnal.mk