By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “E takova në 2007, ishte me djalin”, Frederik Ndoci tregon jetën e Parashqevi Simakut në SHBA: Nuk i pranonte ofertat sepse…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “E takova në 2007, ishte me djalin”, Frederik Ndoci tregon jetën e Parashqevi Simakut në SHBA: Nuk i pranonte ofertat sepse…
Kulturë

“E takova në 2007, ishte me djalin”, Frederik Ndoci tregon jetën e Parashqevi Simakut në SHBA: Nuk i pranonte ofertat sepse…

admin
Last updated: 21/12/2024 11:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci në një intervistë të dhënë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut dhe rikthimit të saj në publik.

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi. Ndoci rrëfen se me Parashqevi Simakun kanë punuar për disa muaj së bashku në Amerikë, ku kanë kënduar në restorante me muzikë shqiptare.

“Ishte e talentuar, më e mira në atë kohë… E kam ditur me kohë situatën, jam munduar ta ndihmoj sepse kemi qenë miq kemi ndarë skenën edhe në Shqipëri edhe në New York”

Ai rrëfen se Simaku nuk e pëlqente këtë “skenë” dhe se kishte refuzuar më pas edhe oferta të tjera që i ishin bërë për të kënduar në këto ambiente.

“Cilit i pëlqen që nga skena ku hapet sipari, të këndojë në kafe?! Parshqevia e zgjodhi këtë pikë se bëri një program vetëm me materialet e saj, ndërsa unë kisha një repertor tjetër. Njerëzit e kulturuar nuk nda ndiqnin dot sepse nuk kishin forcë ekonomike që të a ndiqnin. Ishte një publik që nuk ia kuptonte mirë këngët”

Këngëtari rrëfeu edhe takimin që pati me Simakun në 2007, rastësisht në New York, teksa ishte bashkë me djalin e saj, pak kohë pasi ajo ishte divorcuar.

“Ndaloj makinën, ajo ishte me djalin, e pyes çfarë ka ndodhur dhe më tregoi se nuk ishte e kënaqur me reagimin e shqiptarëve pasi ishte kthyer në Shqipëri, ata jo se nuk donin artin e saj në shqip, por nuk donin atë në anglisht”.

Sipas tij divorci dhe humbja e kujdestarisë së djalit, kanë pasur një ndikim të fortë në kthesën e jetës së saj.

“Unë dënoj çdo gjykatë që kanë marrë atë vendim nëse ajo ka qenë e përgjegjshme, sepse e di që ka qenë një nënë emirë si çdo nënë shqiptare. aty pastaj fillon drama”.

Ndoci thotë se “ëndrra amerikane” për artistët nuk është aq e lehtë.

“Asnjë artist shqiptar nuk është bërë super bos në SHBA… është shumë e vështirë dhe rënia e disfatës shpirtërore e një artisti është ndryshe nga një artist tjetër”.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusi, 5 të vrarë nga sulmet ukrainase në rajonin e Kurskut
Next Article Zhvillime dramatike politike, një vendim ndryshoi rrjedhat e ngjarjeve politike!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?