By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
MaqedoniTOP LAJM

Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?

admin
Last updated: 07/05/2026 21:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj Zhurnal.mk – Ziadin Sela ka deklaruar se liderët e partive parlamentare shqiptare duhet të ulen në një takim liderësh për të diskutuar temat kyçe që lidhen me të ardhmen politike dhe eurointegruese të vendit. Në emisionin “24 Analiza”, ai tha se është i gatshëm edhe vetë ta thërrasë një takim të tillë, nëse këtë nuk e bëjnë partitë më të mëdha shqiptare.

“Nëse mund të ulen tet a tet Hristijan Mickoski dhe Venko Filipçe për të diskutuar tema për të cilat dimë vetëm nga deklaratat e tyre, pse të mos ulen edhe liderët e partive parlamentare shqiptare”, deklaroi Sela.

Ai theksoi se ekzistojnë shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet një qëndrim i përbashkët shqiptar, duke përmendur përshpejtimin e integrimit në BE, ndryshimet kushtetuese, reformën zgjedhore dhe çështjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë.

Sela kritikoi edhe ligjin për përfaqësim të drejtë, duke thënë se ai vetëm legalizon keqpërdorimet që sipas tij janë bërë më parë me mekanizmin e “Balancuesit”.

Lideri i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët bëri të ditur se ligji i ri për përfaqësim të drejtë, të cilin po e përgatit ai, është në fazën finale dhe pritet të prezantohet javën e ardhshme.

Sipas tij, ligji parasheh rikthimin e kuotave etnike dhe përfshirjen e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë në sistemin e përfaqësimit të drejtë, ndërsa parimi kryesor do të jetë përfaqësimi etnik krahas profesionalizmit.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
Next Article Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?