By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ziadin Sela uron 28 Nëntorin: Le të jetë kjo festë një thirrje për unitet, vetëdije dhe veprim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ziadin Sela uron 28 Nëntorin: Le të jetë kjo festë një thirrje për unitet, vetëdije dhe veprim
Maqedoni

Ziadin Sela uron 28 Nëntorin: Le të jetë kjo festë një thirrje për unitet, vetëdije dhe veprim

admin
Last updated: 28/11/2026 15:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 nëntor, Argument – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke vënë në pah rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date.

Në urimin e tij, Sela kujton me nderim vizionin e rilindasve shqiptarë, të cilët me përkushtim dhe guxim hodhën themelet e shtetformimit dhe të vetëdijes kombëtare, si dhe sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit.

Ai thekson se amaneti i të parëve nuk duhet të mbetet vetëm një kujtim i së kaluarës, por të shërbejë si detyrim i përditshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

“Flamuri kuqezi, i ngritur me aq mund e gjak në Krujë e në Vlorë, mbetet simboli ynë i bashkimit, i dinjitetit dhe i qëndresës”, shprehet Sela në mesazhin e tij.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare nënvizon gjithashtu se ruajtja e gjuhës, kulturës, historisë dhe identitetit kombëtar është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa mbrojtja e të drejtave dhe puna e ndershme përbëjnë detyrime të vazhdueshme ndaj kombit.

Në përfundim të urimit, Sela bën thirrje që 28 Nëntori të shërbejë si një moment reflektimi dhe angazhimi për unitet, vetëdije dhe veprim konkret në shërbim të kombit.

“I pavdekshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe i rilindasve tanë! Gëzuar 28 Nëntorin!”, përfundon urimi i Ziadin Selës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Menduh Thaçi uron 114-vjetorin e Pavarësisë: PDSH përcjell mesazh festiv për 28 Nëntorin
Next Article Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?