Likovë, 22 korrik – Bari i thatë po digjen në fshatin Vaksincë të Likovës. Tre automjete zjarrfikëse me tetë zjarrfikës janë aktualisht në vendngjarje.
“Zjarri na u raportua në orën 11:40 të mëngjesit. Dy ekipe kanë qenë atje që nga fillimi i zjarrit. Zjarri dal nga dal po lokalizohet. Për momentin, zjarri është midis fshatrave Vaksincë, Lojalne dhe Reçicë”, tha komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Kumanovës, Dejan Ilievski.
Zjarri është i dukshëm nga Kumanova.