By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Temperaturat ditore mbi 40 gradë, Qeveria me rekomandime për motin e nxehtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Temperaturat ditore mbi 40 gradë, Qeveria me rekomandime për motin e nxehtë
MaqedoniTOP LAJM

Temperaturat ditore mbi 40 gradë, Qeveria me rekomandime për motin e nxehtë

admin
Last updated: 23/07/2025 08:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik – Moti i nxehtë me temperatura të larta që në disa vende do të kalojnë 40 gradë vazhdon edhe sot. Sinoptikët paralajmërojnë ndryshim të motit për të dielën kur priten reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima dhe rënie të temperaturave gjatë ditës.

“Deri të shtunën (26.07) do të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri në mesatare. Temperaturat ditore në disa vende do të kalojnë 40 gradë, derisa në disa vende do të jenë mbi mesataren për muajin korrik. Të dielën do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jetë në rënie”, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Për sot pritet temperatura minimale të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 35 deri në 41 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura minimale prej 21 deri në 41 gradë Celsius.

Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria dje doli me rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë. Punëdhënësve u këshillohet që prej sot deri të shtunën të përjashtojnë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç nga detyrimet e punës, ndërsa të mundësohet puna nga distanca dhe orari fleksibël dhe i dyfishtë i punës lejohen aty ku është e mundur.

Gjithashtu rekomandohet që procesi i punës të shtyhet në periudhën prej orës 11 deri në 17 për ata punëtorë të cilët janë të ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte.

Këto rekomandime nuk vlejnë për punonjësit në infrastrukturën kritike, siç janë shëndetësia, policia, armata, transporti, energjetika dhe ndërmarrja komunale publike.

Сончево и топло со слаб ветер од северен правец ќе биде времето до крајот на денот. Најтопло денеска е во Демир Капија и Гевгелија каде максималната температура достигна 40 степени.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve ekzistuese për vetëmbrojtje të cilat përfshijnë qëndrimin në hapësira të freskëta, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 17, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapur, përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve, si dhe shmangien e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe uluni në hapësira të freskëta (deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr i madh në fshatin Vaksincë të Likovës
Next Article Takim Gerapetritis – Mucunski në Athinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?