By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ZNAM: Gerasimovski të ndalojë etiketimin e këshilltarëve dhe të tregojë interesin e kujt mbron
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ZNAM: Gerasimovski të ndalojë etiketimin e këshilltarëve dhe të tregojë interesin e kujt mbron
Maqedoni

ZNAM: Gerasimovski të ndalojë etiketimin e këshilltarëve dhe të tregojë interesin e kujt mbron

admin
Last updated: 01/09/2026 16:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – ZNAM reagoi ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Qendrës, Goran Gjerasimovski, duke i cilësuar si përpjekje për diskreditim të këshilltarëve vetëm pse nuk votojnë sipas pritshmërive të tij.

ZNAM thekson se këshilltarët e saj mbrojnë interesin e qytetarëve të Qendrës, duke mos lejuar që banorët të paguajnë sërish për vendime juridikisht të paqëndrueshme. Ata rikujtojnë se komuna ka paguar mbi 140 milionë denarë në dëmshpërblime.

Në reagim u përmend edhe çështja e rezervuarit të mazutit pranë konviktit studentor “Kuzman Josifovski – Pitu”, për të cilin ZNAM thotë se është jashtë funksioni që nga viti 2024, i zbrazur dhe trajtuar kimikisht. “Nëse kryetari ka ekspertizë që tregon se rezervuari paraqet rrezik, le ta publikojë”, thuhet në kumtesë.

ZNAM akuzon Gjerasimovskin për standarde të dyfishta, duke theksuar se gjatë mandatit të tij janë dhënë mbi njëqind leje ndërtimi, ndërsa paralelisht ai paraqitet si kundërshtar i betonizimit. Ata rikujtojnë se kanë votuar kundër DUP “Barutana”, i cili parashikon ndërtim në shpatet e Vodnos.

“Në vend të teatrit para kamerave, kryetari le të ecë nëpër Qendër dhe të kontrollojë sigurinë e kantierëve aktivë. Më pak teatër, më shumë punë”, – theksojnë nga ZNAM.

Lëvizja përfundon se këshilli nuk është “makineri votuese” e kryetarit dhe se këshilltarët e saj do të vazhdojnë të vendosin në interes të qytetarëve të Qendrës, pa presione dhe pa standarde të dyfishta.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski – Berse: Diskutim për reformën dhe standardet evropiane, në fokus sfidat gjeopolitike aktuale
Next Article Klekovski: Të vaksinohen fëmijët kundër fruthit për të parandaluar një epidemi të mundshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?