By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ZRRE pranon se investimet në KEDS nuk janë audituar në terren, paralajmëron auditim në vitin 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ZRRE pranon se investimet në KEDS nuk janë audituar në terren, paralajmëron auditim në vitin 2027
Kosovë

ZRRE pranon se investimet në KEDS nuk janë audituar në terren, paralajmëron auditim në vitin 2027

admin
Last updated: 28/11/2026 14:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, ku u shqyrtua Raporti Vjetor i Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2025, para anëtarëve të komisionit raportuan përfaqësuesit e Bordit të ZRRE-së, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ngriti çështje të ndryshme që lidhen me shpenzimet në sektorin e energjisë, investimet në rrjetin e distribucionit, humbjet e energjisë, si dhe ndikimin e këtyre kostove në faturat e qytetarëve.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, u pyet për këto çështje, ndërsa në përgjigjet e tij foli për tejkalimin e kostove të importit, mungesën e auditimit në terren të investimeve dhe planet e institucionit për monitorim më të madh të operatorëve.

Duke folur për tejkalimin e kostove të importit dhe ndikimin e tyre në tarifat e energjisë, Gojani tha se ndryshimet e çmimeve në tregun e importit janë arsyeja kryesore për këto tejkalime.

“Atëherë, në lidhje me pyetjen e parë edhe pyetjen e katërt. Planifikimi jo i mirë i ZRRE-së edhe tejkalimi i të hyrave të KEK-ut. Kjo më shumë lidhet me çmimet e importeve. Domethënë, ne e kemi një çmim që i themi çmimi i lejuar i importit, i cili për vitin 2025 ka qenë në vlerën 146 euro. Mirëpo, zakonisht gjatë periudhës së sezonit të dimrit, çmimet edhe mund të variojnë, domethënë, të rriten. Ne e patëm rastin tani në tetor, ku çmimi mesatar ka qenë afërsisht 240 euro për megavat-orë. Edhe për atë arsye ndodhin tejkalimet. Këto tejkalime duhet me u mbulu zakonisht kur fillon shqyrtimi tarifor, tash që fillon në fillim të dhjetorit, ato përcillen për vitin e ardhshëm. Domethënë, tejkalimet kanë të bëjnë vetëm me kur kemi variim domethënë të çmimit të importit në raport me çmimin i cili është lejuar në tarifa. Ky është dallimi”, deklaroi Gojani.

Sa i përket investimeve të KEDS-it dhe mungesës së auditimit në terren, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së pranoi se deri më tani nuk është realizuar një auditim i tillë, duke bërë të ditur se një tender i hapur për këtë qëllim kishte dështuar për shkak të çështjeve që lidhen me konfliktin e interesit.

“Te investimet e KEDS-it, ne jemi të vetëdijshëm në lidhje me auditimin, është e vërtetë që nuk ka pasur auditim më herët nga ana e KEDS-it edhe nga ana e ZRRE-së, në lidhje me investimet në rrjet, në rrjetin e distribucionit, por edhe ashtu në rrjetin e operatorit të sistemit të transmisionit. Mirëpo, arsyeja ZRRE ka pasur, më mirë me thënë, ka pasur shqyrtim të investimeve, mirëpo jo auditim në terren. Për këtë arsye është caktuar edhe si pjesë e shpenzimeve operative të ZRRE-së, është paraparë edhe auditimi, edhe pse është hapur domethënë tenderi në lidhje me, do të thotë, për me gjetur kompaninë e cila ka me u marrë me auditim. Tenderi i ZRRE-së për me audituar investimet në KEDS dhe në KOSTT. Mirëpo ai tender ka dështuar për shkak se ka pasur çështje të konfliktit të interesit, si dikush që është, ka qenë pjesë e tenderit, duket se ka qenë edhe pjesë më herët e njërës prej operatorëve dhe për atë arsye thjesht është ndërprerë. Ne tani, për vitin 2027 i kemi paraparë prapë që në kuadër të shpenzimeve operative thjesht auditimi i investimeve në operatorin e sistemit të shpërndarjes dhe operatorin e sistemit të transmetimit dhe do të bëjmë përpjekje që më në fund ta kemi një raport të auditimit dhe të auditohen investimet”, tha Gojani.

Ai foli edhe për kapacitetet e ZRRE-së dhe nevojën për shtimin e stafit, duke paralajmëruar mundësinë e krijimit të një departamenti të veçantë për monitorimin e operatorëve dhe investimeve në sektorin e energjisë.

“Po tjetër, unë mund me ju siguru që ne i kemi të paraparë diku afërsisht 41 staf në kuadër të ZRRE-së. Aktualisht jemi diku 25 dhe parashohim që në të ardhmen si pjesë, si një prej departamenteve me qenë edhe departamenti i monitorimit, edhe pse ajo mbetet pjesë e diskutimit me anëtarë të tjerë të bordit edhe të stafit. Do të thotë, në atë kuadër ne shpresojmë që të kemi edhe monitorimin e kodeve aktuale teknike edhe komerciale, monitorimi i standardeve të cilësisë, por edhe monitorimi i investimeve në të dy operatorët, KEDS dhe KOSTT”, tha Gojani.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private
Next Article “Janë vra sepse ishin UDB-ashë” – reagon Abdixhiku: Kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?