By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private
Bota

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

admin
Last updated: 28/11/2026 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 24 nëntor, Argument – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u shpreh i tronditur nga ndërhyrja e pretenduar e presidentit amerikan Donald Trump në favor të rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë “Nvidia”.

Ai theksoi se pushteti politik nuk duhet të ndërhyjë në vendimmarrjen e kompanive private.

”Për të qenë i sinqertë, kjo më tronditi”, deklaroi Wadephul gjatë një aktiviteti në Berlin.

Ai tha se nuk kishte parë kurrë më parë një ndërhyrje të tillë politike në punët e një kompanie të caktuar.

Megjithatë, ministri gjerman nënvizoi se ngjarja kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

“Në vendet e lira, demokratike dhe të bazuara në shtetin e së drejtës, pushteti politik duhet të shmangë ndërhyrjen në veprimtarinë ekonomike të kompanive”, deklaroi ai, duke mbrojtur respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Jensen Huang kishte dhënë dorëheqjen më 12 nëntor, pasi ishte përfshirë në një çështje që lidhej me një biznesmene kineze, e dyshuar për spiunazh dhe anashkalim të kufizimeve amerikane për eksportin e çipave “Nvidia” drejt Kinës.

Megjithatë, bordi drejtues i kompanisë vendosi dje ta  rikthente Huang në krye të gjigantit të prodhimit të çipave.

Vendimi u përshëndet nga Donald Trump, i cili deklaroi se kishte komunikuar drejtpërdrejt me bordin drejtues për të mbështetur rikthimin e Huang. Më pas, presidenti amerikan e cilësoi vendimin si ”të mirë dhe të drejtë” në platformën e tij Truth Social.

Rikthimi i papritur shkaktoi një stuhi politike në SHBA. Ndërhyrja e presidentit Trump u kritikua gjerësisht nga demokratët, por edhe nga disa përfaqësues të vetë kampit republikan. Ndërkohë, “Nvidia” po vijon një hetim të brendshëm, të mbikëqyrur nga administratorë të pavarur, lidhur me dyshimet për spiunazh ndaj Jensen Huang.

Ky i fundit pritet të japë shpjegime më 1 dhjetor, në një seancë me dyer të mbyllura përpara anëtarëve të tri komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve, me kërkesë të ligjvënësve republikanë dhe demokratë.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në vizitë zyrtare në Kroaci
Next Article ZRRE pranon se investimet në KEDS nuk janë audituar në terren, paralajmëron auditim në vitin 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?