By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv.kryeministri i parë, Bekim Sali: Bashkimi i VLEN-it dhe integrimi europian, dy shtylla të së njëjtës rrugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zv.kryeministri i parë, Bekim Sali: Bashkimi i VLEN-it dhe integrimi europian, dy shtylla të së njëjtës rrugë
Maqedoni

Zv.kryeministri i parë, Bekim Sali: Bashkimi i VLEN-it dhe integrimi europian, dy shtylla të së njëjtës rrugë

admin
Last updated: 09/05/2026 19:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 09 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në fjalën e tij në Kongresin e parë të VLEN-it theksoi se bashkimi i këtij subjekti përçon një mesazh të qartë për unitet dhe orientim euroatlantik.

Duke rikujtuar protestat e para 10 viteve në Shkup “Për Dinjitet, Drejtësi dhe Demokraci”, Sali tha se sot, në Ditën e Evropës, ky bashkim dëshmon drejtimin politik dhe qytetërimor të VLEN-it.

“Për gjithçka mund të kemi alternativë, por integrimi europian është orientim pa alternativë. Ky është një udhëtim që ndërtohet me institucione kredibile dhe përgjegjësi të përditshme ndaj qytetarëve”, u shpreh Sali.

Ai theksoi se VLEN po ndërtohet si një strukturë serioze politike, me organizim në terren, forume rinore dhe të grave, si dhe me përfshirjen e profesionistëve, duke synuar të jetë pranë qytetarëve kudo.

Sali vuri theks të veçantë te të rinjtë dhe gratë, duke theksuar nevojën për krijimin e mundësive që ata të ndërtojnë të ardhmen në vend, si dhe rëndësinë e fuqizimit të komunave përmes decentralizimit.

Në fjalën e tij, ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, duke përmendur orientimin strategjik drejt NATO, Bashkimi Evropian dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përmbyllje, Sali u shpreh se VLEN nuk po ndërtohet vetëm për cikle zgjedhore, por si një projekt afatgjatë për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe për një politikë më të organizuar dhe më pranë tyre.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Musa: VLEN nuk është vetëm parti, por shpresë për ndryshim dhe model i politikës së bashkimit
Next Article Izet Mexhiti: VLEN-i është forca kryesore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?