By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv/ministri Sulejmani në Torino Global Skills Summit 2026: Arsimi profesional dhe zhvillimi i aftësive në fokus të reformave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zv/ministri Sulejmani në Torino Global Skills Summit 2026: Arsimi profesional dhe zhvillimi i aftësive në fokus të reformave
Maqedoni

Zv/ministri Sulejmani në Torino Global Skills Summit 2026: Arsimi profesional dhe zhvillimi i aftësive në fokus të reformave

admin
Last updated: 28/11/2026 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Torino, 24 nëntor, Argument – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani ka marrë pjesë si panelist në Torino Global Skills Summit 2026, ku ka diskutuar mbi rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e aftësive profesionale, qëndrueshmërinë dhe përballimin e transformimeve globale.

Gjatë diskutimit, Sulejmani prezantoi prioritetet dhe reformat e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e një sistemi arsimor të përshtatur me nevojat e tregut të punës, zhvillimin teknologjik dhe tranzicionin e gjelbër.

Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional, duke veçuar zhvillimin e arsimit dual, ku aktualisht janë të përfshira mbi 1.000 kompani, avancimin e Qendrave Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional, orientimin në karrierë dhe të nxënit gjatë gjithë jetës.

Sipas Sulejmanit, synimi i reformave nuk është vetëm përmbushja e kërkesave të tregut të punës, por krijimi i mundësive që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, ndërsa qytetarët të jenë të përgatitur për ndryshimet ekonomike dhe shoqërore.

Ai nënvizoi se, në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave dhe integrimit evropian, Ministria mbetet e përkushtuar për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor dhe konkurrues, përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, sektorit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Suksesi i reformave nuk matet vetëm me numrin e programeve dhe marrëveshjeve, por me mundësitë reale që ato krijojnë për qytetarët. Investimi në arsim dhe zhvillimin e aftësive është investim në të ardhmen e vendit tonë dhe në perspektivën e tij evropiane”, ka thënë zv/ministri Sulejmani.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BEI mbështet 4.700 kilometra rrugë në Ballkanin Perëndimor
Next Article Gashi në Kroaci, theksohet mbështetja për integrimin evropian! Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?