By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?
Sport

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

admin
Last updated: 27/03/2024 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Xherdan Shaqiri ka qenë vendimtar në fitoren e Zvicrës 0-1 në udhëtim te Irlanda e Veriut në ndeshje miqësore.

Ylli nga Kosova ka dëshmuar edhe njëherë se është futbollisti kryesor i zviceranëve së bashku me Granit Xhakën dhe se ky ekip përfaqësues pa dyshen kosovare nuk bën dot.

Një gol i mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë nga Shaiqir bëri që Zvicra të marri fitoren minimale në Aviva Stadium në Dublin.

Megjithatë pas ndeshjes nuk kanë munguar pyetjet provokuese nga gazetarët zviceran për Shaqirin, i cili pa përtesë i është përgjigjur.

Ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime dhe spekulime për rolin tuaj të ri në Përfaqësuese? Ishte një nga pyetjet, derisa Shaqiri tregoi se ende nuk është në formën më të mirë.

“Shumë është shkruar pa nevojë. Isha me pushime për tetë javë dhe kisha vetëm tre ose katër ndeshje të zhvilluara. Prandaj e kuptova se trajneri ndryshoi formacionin në ndeshjen ndaj Danimarkës”, tha Shaqiri.

Çfarë konkretisht është shkruar pa nevojë? Ishte një tjetër pyetje, derisa gjilanasi tha se ai ishte dakorduar me trajnerin për mos të luajtur ndaj Danimarkës.

“U ra dakord që nga fillimi të mos luaja kundër Danimarkës, por do të filloja në Irlandë. Unë e kuptoj këtë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Muratin dhe asgjë nuk do ta ndryshoj këtë”, vazhdoi tutje Shaqiri.

Pytjet provokuese të zviceranëve vazhduan edhe më tej, duke i thënë se Shaqiri nuk është në nivelin më të mirë të përgatitjes, por përgjigja e tij ishte epike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Po, nuk jam 100 për qind për momentin. Por kur nuk kam qenë ndonjëherë gati për një turne të madh? Kjo është pyetja”, iu drejtua Shaqiri gazetarëve duke ia kujtuar me fakte se që nga viti 2010 është ai lojtari kryesor i Helvetikëve në çdo Kampionat Botëror apo Evropian.

A është kjo një kërcënim nga ju, ishte pyetja e radhës nga gazetarët helvetikë, derisa Shaqiri i heshti ata me përgjigjen përfundimtare.

“Jo, këtu nuk ka asnjë kërcënim. Por ju gjithashtu duhet ta keni parasysh këtë, si lojtar duhet të jesh gati kur ka rëndësi, në turne të mëdha. Ky është qëllimi im, të ndihmoj sërish Zvicrën gjatë verës”, përfundoi Shaqiri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mësohet e vërteta nëse Depay pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alvesin nga burgu
Next Article PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?