By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zvogëlohen turbullirat në burimin “Shum”, uji në Strugë edhe më tej i ndaluar për pirje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zvogëlohen turbullirat në burimin “Shum”, uji në Strugë edhe më tej i ndaluar për pirje
Maqedoni

Zvogëlohen turbullirat në burimin “Shum”, uji në Strugë edhe më tej i ndaluar për pirje

admin
Last updated: 13/02/2026 12:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 13 shkurt – Pakësohen turbullirat në burimin “Shum” prej ku furnizohen me ujë Struga dhe fshatrat përreth, por parametrat nga mostrat e marra të mërkurën ende janë me nivel të lartë të turbullirave, tregojnë rezultatet e Qendrës për shëndet publik Ohër.

Mostrat e para të marra nga burimi “Shum” më 9 shkurt, sipas dr. Lidia Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Ohër, treguan 28,56 për qind turbullira, ndërsa mostrat e 11 shkurtit tregojnë turbullira prej 10,17 për qind.

“Nëpër qytet uji çdokund është me turbullira të mëdha, kishte klor, në mënyrë shëndetësore nuk është në gjendje të rregullt, derisa nuk pakësohen në koncentrim maksimal të turbullirave, 1,5 për qind”, informoi Simonoska.

Ekipet e QSHP Ohër sot sërish do të marrin mostra nga burimi dhe drejtoresha pret pakësim të turbullirave, duke cekur se këto ditë nuk ka aktivitete tek gurthyesi, i cili ndodhet mu pranë burimit “Shum”.

“Shum”, theksoi është burimi i vetëm që mund ta sigurojë tërë komunën e Strugës, qytetin dhe fshatrat përreth që janë kyçur në ujësjellësin e qytetit. Edhe një burim është në fshatin Belicë, por ai është vetëm plotësim për stinën e verës.

Në Sektorin për punë të brendshme Ohër, siç informoi zëdhënësi Stefan Dimoski, deri në këtë moment nuk ka apsur paraqitje dhe se rasti është në procedurë parahetimore.

Prokuroria themelore publike Strugë formoi lëndë në mënyrë që të hetohen shkaqet dhe veprat eventuale të kryera penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës pas ndotjes enorme të ujit të pijshëm dhe për për nevojat themelore për jetë.

Uji nga ujësjellësi i Strugës nga e diela është i ndaluarpër çfarëdo lloj përdorimi për shkak të turbullirave të mëdha në burimin “Shum” dhe nëpër të gjitha vendet matëse në qytet.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barcelona në garë për talentin e Bundesligës, Flick kërkon nënshkrimin
Next Article Gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?