By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtarisht është lëshuar në përdorim rruga e rikonstruktuar  Ponov most – Bogdanc
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zyrtarisht është lëshuar në përdorim rruga e rikonstruktuar  Ponov most – Bogdanc
Maqedoni

Zyrtarisht është lëshuar në përdorim rruga e rikonstruktuar  Ponov most – Bogdanc

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 15:20
By Redaksia 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Është lëshuar në përdorim rruga e rikonstruktuar Ponov most – Bogdanc në gjatësi prej 4,8 kilometra, një investim prej pesë milionë euro të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), pjesë e rrugës rajonale që lidh Gjevgjelinë dhe Bogdancin. Aksi rrugor plotësisht është rehabilituar, është nxjerrë asfalti i vjetër, tamponi dhe baza dhe është vendosur bazë e re, tampon dhe dy shtresa të asfaltit.

Është rehabilituar edhe ura para Bogdancit, me shtylla të përforcuara, hidroizolim dhe dy shtresa asfalti të ri. Gjatë rrugës janë ndërtuar edhe kanale kullimi prej betoni dhe dheu, duke e bërë rrugën më të qëndrueshme.

Në lëshimin në përdorim morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i NPRRSH Koce Trajanovski.

“Për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem i pranishëm në këtë ngjarje, së bashku me ministrin dhe zëvendëskryeministrin e Qeverisë, Nikolloski dhe drejtorin e NPRRSH-së, Koce Trajanovski. Ata thanë pothuajse gjithçka, ndërsa ajo që unë do të doja të shtoja është se, përveç të gjitha atyre projekteve që Ministria e Transportit dhe NP për Rrugë Shtetërore i realizojnë në mënyrë mjaft ambicioze dhe të suksesshme, mund të përmend se në këtë moment, me përfundimin e thirrjes së dytë për aplikim për projekte që do t’i financojmë nga buxheti shtetëror, e që kanë të bëjnë me njësitë e vetëqeverisjes lokale – komunat – së bashku me projektet nga thirrja e parë, do të kemi gjithsej rreth 1.200 kantiere ndërtimi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Maqedoninë e pavarur – që njëkohësisht të punohet në 1.200 pika të ndryshme, gjë që është shumë e rëndësishme”, tha kryeministri Mickoski në fjalën e tij.

Dhe kur të gjitha këtyre t’u shtojmë edhe të gjitha këto projekte që po përfundojnë ose që po nisin, të cilat jashtë këtij programi financohen nga Qeveria dhe ndërmarrjet publike apo shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, arrijmë në një numër mbresëlënës prej 1.500 projektesh, diçka që vërtet paraqet një gjë e rrallë.

“Tani kemi një rast ose situate ose shembull që do ta quaja mjaft të veçantë -se si do të mundet operativa jonë ndërtimore ta përballojë gjithë këtë volum pune njëkohësisht dhe t’i realizojë këto projekte. Në lidhje me këtë, të premten do të kemi një takim në Odën Ekonomike, së bashku me zotërinjtë që janë pas meje dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe të Odës së Ndërtimtarëve, ku do të diskutojmë për të bërë një plan dhe një dinamikë të veprimit, sepse ne dëshirojmë që sa më shumë kompani ndërtimore të Maqedonisë, operativë ndërtimorë, të jenë ato që do t’i realizojnë obligimet lidhur me të gjitha këto kantiere për të cilat fola më herët”, tha Mickoski.

Pra, dallimi është se deri para një viti në Maqedoni vlente një parim – si deri tani – kur Maqedonia vidhej, ndërsa tani në vitin që kaloi kemi një parim krejt tjetër: Maqedonia po ndërtohet dhe Maqedonia do të vazhdojë të ndërtohet.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski theksoi se ndërtimi i rrugës Gjevgjeli – Bogdanc ka rëndësi të madhe për zhvillimin e rajonit, pasi lidh disa komuna dhe vendbanime dhe jep kontribut të fuqishëm në zhvillimin e bizneseve dhe komunikim më të mirë mes banorëve.

Ai falënderoi kryeministrin për mbështetjen dhe shtoi se projektet e mëdha nuk realizohen pa mbështetje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Drejtori i NPRRSH Trajanovski theksoi se në këtë pjesë është bërë sinjalistikë e re vertikale dhe horizontale, janë vendosur tabela të reja dhe ka shenja të reja në rrugë.

“E gjithë kjo është përfunduar me kohë. Rruga ka filluar në qershor të vitit 2024 dhe tani është duke përfunduar në qershor të vitit 2025. Është përfunduar me kohë”, tha Trajanovski duke falënderuar të gjitha institucionet që morën pjesë në ndërtimin e rrugës, si dhe kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fetai: Për herë të parë pas MO-së, të drejtat tona mbrohen me ligj të qartë dhe mekanizma zbatimi
Next Article Mickoski: Arritëm ta amortizojmë goditjen që disa nga politikanët në Bruksel donin t’i shkaktonin ndaj identitetit maqedonas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?