By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 1350 masa administrative në Dibër për shkelje rrugore, dy të arrestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 1350 masa administrative në Dibër për shkelje rrugore, dy të arrestuar
Shqipëri

1350 masa administrative në Dibër për shkelje rrugore, dy të arrestuar

admin
Last updated: 11/11/2026 11:25
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Policia Rrugore në Dibër ka vendosur 1350 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit, ndërsa dy drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe një tjetër është proceduar penalisht për drejtim pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, rezultatet janë arritur në kuadër të monitorimeve dhe kontrolleve intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, përmes përdorimit të dronëve, radarëve dhe makinave inteligjente.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin e parakalimeve të gabuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Nga 1350 masat administrative të vendosura, shkeljet më të shpeshta kanë qenë parakalimet e gabuara, ndalimi dhe qëndrimi i parregullt i automjeteve, drejtimi nën efektin e alkoolit dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Policia Rrugore e Dibrës bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Njëkohësisht, u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bllokuan qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 37 gjoba protestuesve të 9-10 nëntorit
Next Article Goxhobelli: Digjitalizimi i hartave kadastrale përmbyllet brenda vitit, përfundon procesi në 1345 zona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?