By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Goxhobelli: Digjitalizimi i hartave kadastrale përmbyllet brenda vitit, përfundon procesi në 1345 zona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Goxhobelli: Digjitalizimi i hartave kadastrale përmbyllet brenda vitit, përfundon procesi në 1345 zona
Shqipëri

Goxhobelli: Digjitalizimi i hartave kadastrale përmbyllet brenda vitit, përfundon procesi në 1345 zona

admin
Last updated: 11/11/2026 11:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli bëri të ditur sot digjitalizimi i hartave kadastrale po vijon me synimin për t’u përmbyllur brenda vitit.

Sipas saj, gjatë digjitalizimit disa shërbime mund të kenë kufizime për 21 ditë.

“Ato rifillojnë menjëherë pas përfundimit të procesit në zonën tuaj. Për të parë statusin e digjitalizimit në zonën tuaj kadastrale vizitoni platformën e dedikuar në faqen zyrtare të ASHK-së. Ky projekt po realizohet me mbështetjen e BE-së dhe asistencën teknike të UNOPS”, u shpreh Goxhobelli.

“Në maj të këtij viti ka nisur digjitalizimin e hartave kadastrale dhe të gjithë që mund të kenë marrë një përgjigje nga drejtoria vendore se shërbimi nuk mund të ofrohet për shkak të digjitalizimit të hartave në zonën e tyre nuk duhet të shqetësohen. Ky kufizim është i përkohshëm. Gjatë digjitalizimit, hartat skanohen, gjenerohen dhe integrohen në sistemin e Kadastrës, procese që për 21 ditë nuk lejojnë të kryhen veprime në harta”, u shpreh Goxhobelli.

Sipas Goxhobellit, ato rifillojnë menjëherë pas përfundimit të punës në atë zonë.

“Deri më sot kemi digjitalizuar të gjitha hartat në 1345 zona kadastrale të Shqipërisë, ndërsa për 589 zona të tjera jemi drejt përfundimit. Qytetarët kanë mundësinë që të konsultojnë në kohë reale statusin e digjitalizimit në zonën e tyre kadastrale. Mjafton që të vizitojnë platformën e dedikuar për këtë proces në faqen tonë zyrtare të internetit”, u shpreh Goxhobelli.

Ky proces, sipas saj, është në fakt ndër projektet më të rëndësishme për modernizimin e Kadastrës. “Një projekt që po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe asistencën teknike të UNOPS-it. Përfundimi i digjitalizimit sjell më shumë lehtësi në përpunimin e informacionit për lehtësi në përpunimin e informacionit për pronën dhe për rrjedhojë shërbime më të shpejta dhe më të sigurta për të gjithë”, shtoi Goxhobelli.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 1350 masa administrative në Dibër për shkelje rrugore, dy të arrestuar
Next Article Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?