By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sonte hapet “Skopje Film Festival”, elita e filmit arrin në tapetik e kuq para Teatrit Kombëtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sonte hapet “Skopje Film Festival”, elita e filmit arrin në tapetik e kuq para Teatrit Kombëtar
Maqedoni

Sonte hapet “Skopje Film Festival”, elita e filmit arrin në tapetik e kuq para Teatrit Kombëtar

admin
Last updated: 05/11/2026 16:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Sonte, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM), zyrtarisht do të hapet edicioni i 26-të i Skopje Film Festival, i cili këtë vit sjell një koncept të modernizuar, program të pasuruar dhe praninë e fuqishme ndërkombëtare. Programi fillon në orën 19:30 me parakalimin në tapetin e kuq, ku do të mbërrijnë shumë autorë filmi, aktorë, të ftuar nga jashtë dhe personalitete të shquara të kulturës dhe artit. Fillimi i ceremonisë zyrtare është caktuar për orën 20:00. Në kuadër të hapjes, për herë të parë do të ndahet çmimi i festivalit „Skopolia e Artë“ për kontribut të jashtëzakonshëm ndaj kinematografisë botërore. Këtë vit njohja u takon autorëve polakë: regjisores Małgorzata Szumowska dhe operatorit e regjisorit Michał Englert. Pas ndarjes së çmimit, festivali do të hapet me shfaqjen e filmit të tyre më të ri “IDIOT(ËT)” (The Idiot(s)), në të cilin rolet kryesore i interpretojnë Johnny Flynn dhe Amy Lou Wood.

Edicioni i këtij viti të festivalit ka tërhequr profesionistë të shquar të industrisë filmike evropiane dhe rajonale. Në Shkup tashmë ndodhen anëtarët e jurisë ndërkombëtare dhe të Këshillit të Festivalit: kritiku dhe selektori britanik i filmit Philip Bergson, producenti britanik Steve Abbott, producenti rajonal Miroslav Mogorović, regjisori serb Pavle Vučković, selektorja gjermane e filmit Daniela Weber, si dhe aktorja e producentja maqedonase Labina Mitevska dhe regjisori Darijan Pejovski. Ndër të ftuarit special të ceremonisë pritet edhe prania e aktorit, regjisorit dhe producentit të njohur Dragan Bjelogrlić.

Së bashku me ta, në festival do të marrin pjesë edhe autorët që personalisht do t’ua prezantojnë veprat e tyre publikut shkupjan: Halkawt Mustafa, regjisor i filmit „No Paradise If You Are Killed by a Woman“; Lawrence Fajardo, regjisor i filmit „Silenced Nights“; Dimitris Nakos, regjisor i filmit „Life in a Beat“; Gábor Holtai, regjisor i filmit „Feels Like Home“; Susanne Heinrich, regjisore dhe skenariste, dhe Marcelo Busse, të cilët prezantojnë filmin “The Miserable Mother”.

Në ditët në vijim, nga sot deri më 9 nëntor, Skopje Film Festival do të ofrojë një program filmik jashtëzakonisht të pasur dhe të larmishëm, plot premiera të veprave autoriale të shquara, të preferuara të festivaleve, biseda dinamike filmike dhe sesione ekskluzive masterklas me ligjërues të ftuar. Qendra e Festivalit ndodhet në Qendrën Kulturore Rinore (QKR), ndërsa shfaqjet do të zhvillohen në dy lokacione të njohura kulturore në qytet — Teatri Kombëtar i Maqedonisë (TKM) dhe kinemaja „Frosina“ në QKR. Biletat për të gjitha shfaqjet, përfshirë edhe hapjen festive, janë tashmë në shitje përmes rrjetit të MK Tickets.

Për programin e plotë të festivalit, informacione shtesë dhe lajme rreth aktiviteteve të ardhshme të festivalit, vizitoni faqen zyrtare të internetit sff.mk ose ndiqni profilet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Raporti i Komisionit Europian: Ku çalojmë më shumë në rrugën e BE-së
Next Article “17”, kandidati nga Maqedonia për “Oscar” me premierë në Shkup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?