By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 1969 / “Koncerti” i Rolling Stones, që tronditi Murin e Berlinit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > 1969 / “Koncerti” i Rolling Stones, që tronditi Murin e Berlinit
Kulturë

1969 / “Koncerti” i Rolling Stones, që tronditi Murin e Berlinit

admin
Last updated: 22/11/2024 17:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që kurrë nuk u konfirmua. Por mjaftoi për të bërë të dridhet për një ditë, regjimin e Gjermanisë Lindore. Dhe i kushtoi qindra të rinjve të shtypur prej diktaturës së Ulbrichtit, një pasdite me goditje, persekutime, madje edhe burg; ndokush mbeti brenda për plot dy vite dhe më pas u dëbua nga vendi. Që atëherë, është e vështirë të thuhet që muzika nuk lëviz malet: një koncert i grupit britanik Rolling Stones, që në vitin 1969 shqetësoi tmerrësisht shumë RDGJ-në, dhe që nuk u mbajt kurrë. Por që i ka dha një goditje të parë Murit.

Në ditën kur Rolling Stones kanë lajmëruar koncertine tyre në Kubë, Berlini kujton një copëz historie. Në fundin e verës së vitit 1969, në prag të festimeve pompoze mbi 20 vjetorin e Gjermanisë lindore që do të mbaheshin në 7 tetor, njerëzit e Ulbrichtit po përgatiten për marshimet e zakonshme ushtarake, si dhe fjalimet triumfantë dhe gënjeshtarë. Por një zë përhapet me shpejtësinë e dritës mes të rinjve të Berlinit lindor. Ditën e përvjetorit, Rolling Stonez do të zhvillonin një koncert pranë Murit, në anën perëndimore, por në çatinë e ndërtesës së Axel Spinger – botuesi i “Bild”. Këngët e grupit më të famshëm rrok në botë do të dëgjohen disa kilometra përtej Murit, atje ku muzika pop perëndimore është e ndaluar, disqet e Rolling Stones dhe Beatles futen kontrabandë dhe ku të lësh flokë të gjatë dhe të dëgjosh rrok është një shenjë mosbindjeje.

Fatkeqësisht, ndërkohë që thashethemi përhapet edhe jashtë kryeqytetit, dhe shumë të rinj e të renja përgatisin çantat e shpinës për të shkuar në Berlin, lajmi i rremë mbërrin edhe tek agjentët e njërit prej shërbimeve të fshehtë më paranojakë të Paktit të Varshavës, Stasi-t. Një muaj më herët, një i ri nga Dessau shkruante në trotuar: ‘Fansa të Rolling Stones, vraponi drejt Ber…”. Por nuk arriti ta përfundontre frazën. Disa kalimtarë e trembën, ai largohet me shpejtësi, por një spiun e ka regjistruar lajmin dhe ia përcjell shërbimit. Dy javë më vonë, në lagjen berlineze të Prenzlauer Berg, dalin fletëpalosjet e para: “Rolling Stones do të vijnë në Berlinin Perëndimor”. Janë vetëm zëra, por shërbimi i fshehtë i merr seriozisht.

Dhe kështu Stasi përgatit kundërsulmin. Dalin urdhëra që sot të bëjnë të qeshësh, por që atëherë tingëllonin si dënim. “Të rinj me pamje dekadente”, thuhet në urdhër, duhet të pengohen me çdo kusht që të mso shkojnë në Berlin. Të rinjtë e parë me flokë të gjatë, apo me xhaketë lëkure, apo edhe thjeshtë me një palë xhinse, ndalohen nga policia. Disave u jepet “Berlin-Verbot”, ndalimi për të shkuar në kryeqytet, të tjerëve u merret pasaporta, dhe ju zëvendësohet me famëkeqin “PM12”, një dokument që e etiketon si kundërshtar, dhe që i jep çdo polici të drejtën ta ndalojë dhe marrë në pyetje pa arsye.

Në 7 tetor, aparati histerik i sigurisë shtrëngon më shumë: 238 të rinj ndalohen në stacionin e Berlinit dhe kthehen mbrapsht në shtëpi, ndërsa forcohen shumë kontrollet përreth zonës së supozuar të koncertit. E megjithatë, shumë të rinj arrijnë gjithësesi në Leipziger Strasse, disa dhjetëra metra larg nga qiellgërvishtësi Springer. Disa arrestohen aty, por duke nisur nga ora dy e pasdites, pranë murit nisin të shfaqen qindra të rinj. Duken të pandalshëm, janë të lumtur, u kanë shpëtuar gjithë kontrolleve. Janë pacifistë, kanë ardhur deri aty për të dëgjuar Rolling Stones, por pengesat dhe dhuna e regjimit, dalëngadalë i ashpërsojnë. Vopos-ët, policët e kufirit nisin t’i sulmojnë brutallisht, u ndërsejnë qentë. Turma sprapset por nuk heq dorë.

Fansat nisin të thërrasin “Rolling Stones”, “Dubcek, Dubcek”, emrin e reformatorit çekosllovak, një simbol i lirisë. Policia i hipën në kamionë, vazhdon t’i rrahë. Në fund, 430 do të arrestohen, disa do të mbeten në burg për vite. Por ndërkohë, revolta poshtë Murit prish festën e 20-vjetorit të RDGj-së. Ndërsa bota nuk do ta harrojë asnjëherë koncertin imagjinar të Rolling Stones.

You Might Also Like

EDHE NATA TE PËRNGJAN

Kori Siparantum siguron financimin, përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe” në Pragë

SËMUNDJA E PARKINSONIT

Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, infrastrukturë e përmirësuar për vizitorët

Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Mediu: Propozuam datën 4 prill
Next Article ITSHKSH organizoi Akademi solemne në shenjë të ruajtjes dhe zhvillimit të ABC-së shqipe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?