By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë
Maqedoni

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

admin
Last updated: 27/10/2026 19:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Studeniçan, 27 tetor argument.mk/ – Me kazmat dhe lopatat në duar, me gurë si në kohet e lashta, banorët e fshatit Gaber, kanë nisur me vetiniciative punimet për rregullimin e rrugës së fshatit.

“Fshati Gaber ndodhët në Komunë të Studeniçanit. Nga kjo komunë deri në këtë fshat ka rreth gjashtë kilometra. Banorët së fundmi kanë filluar iniciativë për rregullimin e rrugës së këtij fshati dhe siç mund të shihet po rregullohet me gurë si në kohen e Osmanlive. Ky fshat është i banuar me rreth 30 banorë të cilët jetojnë këtu ndërsa tjerët për shkak të kushteve elementare për jetë janë larguar nga ky fshat”.tha; Avni Tahiri, gazetar.

“Kjo iniciativë nisi pasi gjithmonë kishim shpresa se kjo rrugë do të rregullohet nga shteti apo komuna por nuk gjetëm mirëkuptim edhe pse kemi trokitur në çdo derë dhe më në fund ia nisëm punës vetë me gurë. Si rrugë me gurë ne kemi lexuar se janë ndërtuar vetëm në kohen e Osmanlivë”.tha; Reshat Fejzullahu – Banor i fshatit Gaber

Të harruar nga institucionet dhe të lënë në mëshirë të fatit, ata pak banorë që kanë mbetur në fshatin Gaber, jetojnë kryesisht me bujqësi dhe blegtori.

“Të thashë që çdonjëri kishte nga 10 apo 12 fëmijë kishin. Por filluan të ikin dhe kemi mbetur vetëm ne. Punonim me tokë e me blegtori, lopë e dhen e dhi e kështu.” tha; Salush Aziri – Banor i fshatit Gaber

Halit Arsllani është kthyer për pushime në vendlindje nga Norvegjia. Ai është edhe njëri ndër iniciatorët kryesor që të filloje iniciativa për rregullimin e rrugës.

“Nga puna e në punë nuk është aq mirë por kur nuk ka kushte më të mirë patjetër që të merret iniciativë që ta ngjallim fshatin Gaber. Ky fshati ishte dikur 60 shtëpi pastaj ra në 30 e dikur edhe në 5 apo 6 shtëpi e sikur të mos merrnim iniciative ne ky fshat do të zhdukej.”tha; Halit Arsllani – Banor i fshatit Gaber

Edhe pse në fshatin Gaber kanë mbetur shumë pak banorë, ata shpresojnë se institucionet do të ndërmarrin hapa konkretë për ringjalljen e këtij fshati me përmirësimin e kushteve të jetesës. Së fundmi në fshatin Gaber, banorët e shpërngulur nga ky fshat kanë filluar ndërtimin e shtëpive të pushimit.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Ish-kryetari i komunës së Lozovës, Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata
Next Article 2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?