By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 4 ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 4 ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqjen
Bota

4 ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqjen

admin
Last updated: 17/02/2025 21:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Katër ndihmës të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams planifikojnë të japin dorëheqjen në ditët në vazhdim, një tërheqje e mbështetjes për kryebashkiakun pasi Departamenti i Drejtësisë kërkoi rrëzimin e akuzave penale kundër zotit Adams, raportuan mediat lokale të hënën.

Përpjekja për të pushuar akuzat kundër zotit Adams kanë nxitur një sërë dorëheqjesh në Departamentin e Drejtësisë nga zyrtarë të cilët refuzuan të zbatonin vendimin për rrëzimin e akuzave, të cilat ishin konfirmuar më herët në një aktakauzë të jurisë së madhe.

Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte raportimet e televizionit WNBC dhe gazetës “New York Times” se katër nënkryetarë bashkie synonin gjithashtu të jepnin dorëheqjen.

Përfaqësuesit e zyrës së zotit Adams nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, por një zëdhënës i tha televizionit WNBC dhe gazetës “New York Times” se askush nuk kishte dhënë ende dorëheqjen.

Zoti Adams zhvilloi të dielën një takim në internet me të paktën tre nënkryetarë bashkie, të cilët shprehën synimet e tyre për të dhënë dorëheqjen nga administrata e tij, raportoi WNBC, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje.

Qëllimi i takimit ishte të bindte ndihmësit e lartë që të vononin çdo vendim për largimin, gjë që mund të dobësonte pozitën e kryetarit të bashkisë ndërsa ai i reziston thirrjeve që të jape dorëheqjen, raportoi televizioni WNBC.

Zoti Adams i zgjedhur në vitin 2022, ka qenë nën trysni për të dhënë dorëheqjen që kur prokurorët federalë ngritën një padi penale shtatorin e kaluar me akuzat se kishte përfituar udhëtime nga zyrtarët turq dhe donacione politike nga të huajt në këmbim të ndërmarrjes së veprimeve në dobi të Turqisë.

Kryebashkiaku Adams i cili ka deklaruar se është i pafajshëm, ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tregtia, emigracioni dhe lidhjet strategjike pritet të jenë tema kryesore të takimit Trump-Modi
Next Article Çfarë ndodhi me ndjekësit e Navalnyt?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?