Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Më 26.10.2026, në ora 17:20, në SPB Tetovë, një 60-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ka vënë re se përmes aplikacionit të bankës në celular nga llogaria e tij e transaksioneve mungojnë 139.474 denarë. Pas kontrollit të kryer në raportin e detajuar nga banka, është konstatuar se në periudhën nga 01.10.2026 deri më 20.10.2026 janë realizuar disa transaksione të paautorizuara në platforma të huaja interneti. Po ndërmerren masa për zbulimin e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.

