By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane
Bota

82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

admin
Last updated: 24/11/2024 11:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në tri ditë të luftimeve të ashpra mes banorëve të sekteve të ndryshme në veriperëndim të Pakistanit, janë vrarë të paktën 82 njerëz dhe janë plagosur 156 të tjerë, ka thënë një zyrtar lokal të dielën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Pakistani është shtet me shumicë të myslimanëve sunitë, mirëpo rajoni Kurram – afër kufirit me Afganistanin – ka popullsi të madhe shiite dhe komunitetet atje janë përleshur me dekada.

Vala e madhe e përleshjeve ka nisur të enjten kur janë sulmuar dy konvoje me myslimanë shiitë, ndonëse kanë qenë nën përcjelljen e policisë.

Atë ditë janë vrarë 43 persona dhe kanë nisur të shtënat me armë zjarri.

“Përleshjet e 21, 22 dhe 23 nëntorit kanë rezultuar me 82 të vrarë dhe 156 të plagosur”, ka thënë një zyrtar lokal, duke folur në kushte anonimiteti.

“Në mesin e të vrarëve janë 16 sunitë, ndërsa 66 tjerë janë të komuniteti shiit”, ka thënë ai.

Rreth 300 familje është thënë të jenë shpërngulur këto ditë, si pasojë e luftimeve të ashpra.

Policia ka pasur gjithmonë vështirësi që të ndalë dhunën në rajonin Kurram.

Një delegacion i Qeverisë të provincës ka zhvilluar bisedime me komunitetin shiit të shtunën dhe pritet të diskutojnë me palën tjetër të dielën, me qëllim të arritjes së një armëpushimi./rel

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrëfimi ndryshe i Sabri Fejzullahut: Nga emocionet e fëmijërisë te suksesi
Next Article Serwer: Ideja për ndarjen e territoreve mund të rikthehet me Grenellin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?