By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi
Bota

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

admin
Last updated: 18/11/2026 13:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shenzhen, 18 nëntor, argument.mk/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se kishte pritshmëri të larta për takimin e tij të parë tripalësh me presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping, që pritet të zhvillohet nesër në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Ai tha se pret përfitime të mëdha të mundshme nga bisedimet, gjatë fjalimit në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Sipas Putinit, synimi duhet të jetë balancimi i interesave politike, ekonomike dhe të sigurisë të të tria vendeve, përmes kërkimit të kompromiseve.

Kreu i Kremlinit kritikoi atë që e cilësoi si “egoizëm kombëtar” dhe “fragmentim të ekonomisë globale”, duke u bërë thirrje vendeve të bashkëpunojnë.

“Fokusi duhet të jetë te partneriteti dhe jo te izolimi, te dialogu dhe jo te ultimatumet”, deklaroi ai përpara mbërritjes së Trumpit.

Putini përsëriti gjithashtu, kritikat ndaj sanksioneve perëndimore, të vendosura kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ai tha se Rusia ishte kthyer në vendin me numrin më të madh të sanksioneve në botë, por kishte arritur t’u rezistonte atyre, ndërsa sipas tij, Perëndimi po dëmtonte vetveten.

Putini pretendoi se Bashkimi Evropian po humbiste potencialin e tij ekonomik, duke hequr dorë nga furnizimet me energji të lirë ruse.

Aleatët e Ukrainës kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska, e cila po vazhdon prej pothuajse pesë vitesh.

Në një takim të veçantë me Xi Jinping, Putin theksoi gjithashtu synimin për ndërtimin e një “rendi botëror më të drejtë”.

Ai tha se bashkëpunimi në politikën e jashtme mes dy vendeve, të cilat janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje, mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht rrethanave të vështira gjeopolitike.

Të dy udhëheqësit vlerësuan zhvillimin pozitiv të partneritetit mes vendeve të tyre.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu mes miqsh”, u shpreh Putini.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës
Next Article Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?