By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta
Bota

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

admin
Last updated: 18/11/2026 13:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Paris, 18 nëntor, argument.mk/ – Mbi 140 mijë persona dolën dje në rrugët e qyteteve franceze të martën, në një ditë protestash dhe grevash mbarëkombëtare, duke kërkuar rritje të pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe masa për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

Në protesta morën pjesë punonjës të sektorit publik, mësues, personel shëndetësor, punonjës të sektorit privat, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe studentë universitarë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, në demonstrata në të gjithë vendin, morën pjesë rreth 146 mijë persona, përfshirë 28 mijë në Paris.

Ndërkohë, Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), një nga sindikatat kryesore franceze, pretendoi se numri i pjesëmarrësve ishte mbi 500 mijë në shkallë kombëtare dhe 175 mijë në kryeqytet.

Pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët krahasuar me protestën e mëparshme të bashkuar të 5 nëntorit, kur Ministria e Brendshme raportoi 575 mijë demonstrues në të gjithë Francën, përfshirë 65 mijë në Paris.

Protestat u organizuan pas dështimit të bisedimeve mes përfaqësuesve të sindikatave dhe kryeministrit Sébastien Lecornu, të premten e kaluar.

Sindikatat kërkojnë rritje të përgjithshme të pagave për punonjësit e sektorit publik, duke argumentuar se të ardhurat e tyre nuk kanë ecur në të njëjtin ritëm me rritjen e çmimeve.

Franca ka rreth 5,8 milionë punonjës në sektorin publik. Sindikatat kundërshtojnë projektbuxhetin e qeverisë, i cili nuk parashikon rritje të përgjithshme të pagave për të katërtin vit radhazi. Sipas tyre, fuqia blerëse e punonjësve publikë është ulur me rreth 16% që nga viti 2017.

Pakënaqësia është shtuar edhe pas rritjes së pagës minimale për punonjësit e sektorit privat, të cilën sindikatat e konsiderojnë të pamjaftueshme përballë shtrenjtimit të jetesës. Ato kërkojnë që qeveria të hapë negociata për rritjen e pagave në të gjithë sektorët dhe të shtojë fondet për shërbimet publike, veçanërisht arsimin dhe shëndetësinë.

Në Paris, protestuesit u mblodhën në sheshin Place de la Nation dhe marshuan drejt Place d’Italie, duke kërkuar paga më të larta dhe më shumë investime në shkolla e spitale. Në demonstrata u dëgjuan gjithashtu thirrje për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe zgjidhjen e mungesës së personelit.

Edhe studentët iu bashkuan protestave në shenjë solidariteti me punonjësit dhe nxënësit, duke kërkuar më shumë mundësi për arsimim universitar dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, pjesëmarrja në grevë ishte relativisht e ulët. Në institucionet e administratës qendrore morën pjesë rreth 2,59% e punonjësve, ndërsa në spitalet publike kjo shifër ishte 3,93% dhe në administratat vendore 1,96%.

Megjithëse protestat e djeshme u zhvilluan kryesisht në mënyrë paqësore, tensionet sociale në Francë mbeten të larta.

Lëvizja e protestave, e nisur në shtator nga nxënësit që kërkonin kushte më të mira në shkolla, është zgjeruar gradualisht duke përfshirë kërkesat për paga më të larta, uljen e kostos së jetesës, çmime më të përballueshme të karburanteve dhe më shumë mbështetje për shërbimet publike.

Sindikatat kanë paralajmëruar vijimin e aksioneve në ditët në vijim. Ato kanë bërë thirrje për protesta të reja më 19 nëntor nga pensionistët, më 20 nëntor nga organizatat studentore dhe rinore dhe më 21 nëntor kundër rritjes së kostos së jetesës.

Lëvizja po zhvillohet gjithashtu në një klimë të tensionuar politike, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, ndërsa sindikatat kërkojnë që çështjet e pagave, fuqisë blerëse dhe cilësisë së shërbimeve publike të jenë në qendër të debatit politik.

You Might Also Like

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike
Next Article Bastisje në rrethinë të Kavadarit, gjendet armë gjuetie dhe municion – ndalohet një person
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?